LAJMI I FUNDIT:

Nacionalizmi shqiptar pengesë për ambiciet ballkanike të Erdoganit

Nacionalizmi shqiptar pengesë për ambiciet ballkanike të Erdoganit

Refuzimi i Ali Ahmetit për të shoqëruar Erdoganin, largimi i flamurit turk nga Mirdita dhe historia e shqiptarëve është pengesa e Erdoganit, shkruan mes tjerash media greke.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hapur disa fronte ushtarake në Lindjen e Mesme, në të njëjtën kohë, ai kërcënon këtu dhe atje rreth detit Egje dhe Mesdheut.


Kjo nuk do të thotë se Ballkani është jashtë radarit të tij.

Sipas të përditshmes greke Kathimerini, presidenti turk po tenton të manipulojë shqiptarët etnikë në Ballkan, përmes radikalizmit të tyre, megjithatë, këtu ka hasur në një pengesë – nacionalizmin shqiptar.

Duke cituar frazën e Pashko Vasës, se “feja e shqiptarit është shqiptaria,” e përditshmja më e madhe greke thotë se shqiptarët “mirëpresin investimet turke ose para për konstruktimin e xhamiave, por shumë pak banorë dëshirojnë të jetojnë ndër një demokraci siç ka ndërtuar Erdogani në shtëpi.”

Shumica e shqiptarëve e kanë orientuar veten drejt perëndimit, kurse thuajse të gjithë mendojnë se Islami, pjesërisht islami radikal, prek identitetin e tyre Kombëtar. Këtu përmendet edhe historia shqiptare, që flet për luftë pesëshekullore ndaj osmanëve dhe largimin e flamurit turk nga hidrocentrali prej banorëve vendas të Mirditës.

Erdogan mund ta shikojë veten si lider i myslimanëve të Ballkanit, por kur ai së fundi vizitoi Shkupin, lideri i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, refuzoi ta shoqëronte atë në një turne të vendbanimeve etnike shqiptare dhe i ndaloi ministrat e tij që të bashkoheshin me të, shkruan në fund e përditshmja greke.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori