LAJMI I FUNDIT:

“Na trajtuan padrejtësisht mua dhe Messin”, Neymar flet për largimin nga PSG-ja

“Na trajtuan padrejtësisht mua dhe Messin”, Neymar flet për largimin nga PSG-ja

Neymar është rikthyer për të folur për kohen e tij tek Paris Saint-Germaini, duke pranuar se largimi nga kampioni francez u bë me një shije të hidhur. 

Braziliani dha mendimin e tij për mënyrën se si përfunduan gjërat tek PSG-ja, duke i përmendur momentet e mira dhe të këqija nga shtatë vitet e tij në Paris. 

“Viti im i parë në Paris ishte fantastik. Unë u prita mjaft mirë nga tifozët, por dy ose tri vitet e fundit nuk kanë qenë të njëjtat nuk ishte e jashtëzakonshme mënyra se si u trajtova, e njëjta vlen edhe për Lionel Messi”. 


Krahas faktit se fitoi disa tituj të ndryshëm tek PSG-ja, Neymar zbuloi tensionet mes bordit të klubit dhe tifozëve. 

Ai madje tregoi se si një grup tifozësh ishin mbledhur jashtë shtëpisë së tij, duke i kërkuar që të largohej. 

Ai gjithashtu përmendi Lionel Messin si një person që u përball me të njëjtin trajtim. 

“Mendoj se Messi kaloi nëpër të njëjtën gjë. Në rastin tim, ata kaluan kufijtë kur erdhën tek shtëpia ime”, ka thënë Neymar. 

“Marrëdhënia jonë nuk ishte më e respektueshme ani pse unë gjithmonë i kam respektuar ata”. 

“Unë e respektoj PSG-në dhe gjithmonë do t’i mbështesë ata për të arritur rezultatet më të mira të mundshme, por raporti im me tifozët, fatkeqësisht, është në mesin e momenteve të këqija”, përfundoi braziliani./Telegrafi/