Nga super goli te lotët e gëzimit dhe në fund 'Lojtar i ndeshjes' - Ylber Ramadani i bën të gjitha dhe mban Leccen në garë

Ylber Ramadani ishte heroi i Lecces, në triumfin ndaj Torinos, që u mbyll me rezultatin 1-0. Mesfushori shqiptar shënoi golin e fitores në javën e parafundit, me një predhë nga distanca, teksa nuk i mbajti dot lotët pas golit. Në momentin e festimit të golit, Ramadani u kap nga kamera, duke shpërthyer në lot.
Një moment tepër special ky për mesfushorin shqiptar, i cili këtë sezon, e kishte humbur besimin e trajnerit Marco Giampaolo. Ky ishte goli i parë i Ramadanit për këtë edicion, i cili pas u shpall ‘Lojtar i ndeshjes’, me tu mbyllur takimi.
Lecce mbetet në garë për mbijetesë ndërsa e ka edhe një ndeshje në fund, ku i shkon mysafir Lazios. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































