“Na jep 40 mijë dollarë, ose publikojmë videon”, studentët shqiptarë vënë në kurth biznesmenin amerikan
“Do na dorëzosh 40 mijë dollarë. Në të kundërt do të publikojmë videon tënde të seksit”. Një biznesmen me shtetësi amerikane, pronar i një kompanie me aktivitet në Shqipëri, është shantazhuar pas marrëdhënies intime jashtëmartesore me një studente në Tiranë, raporton “Panorama”.
Biznesmeni amerikan është joshur seksualisht nga e reja, që i është prezantuar fillimisht si përfaqësuese e një kompanie të ngjashme me të tijën.
Në të vërtetë, vajza, që edhe emrin ia ka dhënë të rremë, Joana V., ka qenë “karremi” për ta futur atë në kurth, për t’i zhvatur para.
Autorët e “skenarit” kundër amerikanit W.C. kanë qenë dy djem e dy vajza, miq mes tyre, studentë në fakultete të ndryshme në Tiranë.
Tre prej tyre kanë gjetur dakordësinë e të katërtës, me iniciale I.S., për joshjen seksuale të biznesmenit, si dhe për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të, madje edhe duke e ditur se do të filmohej.
Historia ka ndodhur në harkun kohor maj-qershor 2013 në Tiranë.
Procedimi penal ndaj katër të akuzuarve Klodian B., Olsi S., Iva K. dhe I.S. nisi në vitin 2015.
Ata u gjykuan në Shkallën e Parë dhe u fajësuan për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.
Gjykata caktoi ndaj tyre dënim me 2-3 vjet burg. Së fundmi, fajësia e tyre mori formë të prerë edhe në Apelin e Krimeve të Rënda.
Shkalla e Parë pezulloi dënimin me burg për dy prej të pandehurve, ndërsa për dy të tjerë u pezullua në Apel, duke u lënë në Shërbim Prove deri në përfundim të afatit të dënimit.
“Panorama” ka siguruar një kopje të dosjes gjyqësore, ku zbardhen detaje të gjobëvënies ndaj biznesmenit amerikan.
Sipas dosjes, ndonëse e kanë futur në kurth, e kanë kërcënuar, si edhe i kanë caktuar një vend për dorëzimin e parave, të rinjtë në një moment të caktuar i kanë ndërprerë veprimet ndaj tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze