LAJMI I FUNDIT:

Myslimanët bëjnë thirrje për bojkot të një lloji të letrave të tualetit, pretendohet se në to shkruan “Allah” (Foto/Video)

Myslimanët bëjnë thirrje për bojkot të një lloji të letrave të tualetit, pretendohet se në to shkruan “Allah” (Foto/Video)

Myslimanët po u bëjnë thirrje njerëzve të bojkotojnë blerjen e një lloji të letrave të tualetit, sepse siç thuhet në të gjendet fjala arabe për Zotin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë shpërndarë nga një njeri i paidentifikuar i cili tregon këtë lloj të letrave të tualetit.


Duke folur, burri u bën thirrje vëllezërve dhe motrave të tij që të mos blejnë letra tualeti të tilla sepse “çdo letër tualeti ka të vendosur emrin e Allahut në të”.

Por kompania në fjalë “Marks dhe Spencer” kanë mohuar pretendimet, duke u përgjigjur në Twitter për të konfirmuar se modeli është ‘kategorikisht i një gjethe aloe vera’. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=P-xzQxFL4ns