LAJMI I FUNDIT:

“Myrtis: ballë për ballë me të shkuarën”

“Myrtis: ballë për ballë me të shkuarën”

Më 14 shtator 2018, në Tiranë, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në selinë e Kryeministrisë, hapet ekspozita “Myrtis: ballë për ballë me të shkuarën”. Kjo ekspozitë shëtitëse vjen për herë të parë nga muzetë e Greqisë në Shqipëri, e do të qëndrojë e hapur deri më 06 tetor 2018.

Myrtis është një vajzë 11 vjeçare, e cila vdiq në mënyrë tragjike nga epidemia e tifos që pllakosi Athinën e lashtë dymijë e pesëqind vjet më parë! Për arkeologët dhe historianët, fytyra e kësaj vajze të vogël ka sjellë në jetë një aspekt shumë të rëndësishëm të historisë greke dhe u ka dhënë përgjigje shkaqeve të humbjeve të jetëve të shumë athinasve.


Tetë vite më parë ajo u kthye në një “Mike të Kombeve të Bashkuara” dhe tashmë “është ringjallur” për t’u bërë një zë i fuqishëm në parandalimin e sëmundjeve që prekin fëmijët.

Ekspozita shpalos fytyrën e saj e rindërtuar të Myrtisit, shoqëruar me shkrime dhe imazhe të cilat përshkruajnë plot gjallëri botën në të cilën ka jetuar ajo, përpjekjet e saj, sfidat e saj, duke sjellë në jetë në të njëjtën kohë epokën e Perikliut dhe Luftën e Peloponezit. /Telegrafi/