Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka vizituar fabrikën e mobilieve Ciao Berto, ku edhe u prit nga drejtori Bashkim Krasniqi.

Tërnava u informua në detaje për punën e fabrikës, cilësinë e produkteve, teknologjinë e avancuar që posedon dhe eksportin që kjo kompani nga Kosova e bën nëpër vende të ndryshme të botës.

Myftiu u shpreh shumë i kënaqur me punën e kompanisë, numrin e punëtorëve dhe potencoi se kjo kompani është shembull i mirë që duhet të ndiqet, sikurse edhe kompanitë tjera nga Kosova.

Puna jashtëzakonisht e mirë dhe e pastër i ka mundësuar kësaj kompanie që të bëjë eksport edhe nëpër shumë vende të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm në BE, por edhe në kontinente të ndryshme të botës. Kompania e Ciao Bertos, sikurse edhe shumë kompani tjera në Kosovë, janë shembull që duhet ndjekur”, ka deklaruar Tërnava.

Ndër tjerash, myftiu u ka bërë thirre të gjithë atyre që kanë mundësi për të investuar në Kosovë, le ta bëjnë këtë sepse Kosova ka resurse të bollshme që ne të jetojmë në këtë vend pa pasur nevojë të marrim rrugën e mërgimit.

I kënaqur me vizitën e myftiut, u shpreh drejtori i fabrikës Bashkim Krasniqi, i cili i tregoi në hollësi Tërnavës për teknologjinë dhe punën e kompanisë.

Përndryshe, fabrika e mobilieve Ciao Berto në Obiliq ka pronarë kosovarë dhe merret me prodhimin e mobilieve të ndryshme. Kjo kompani i ka të angazhuar rreth 220 punëtorë dhe falë cilësisë arrin t’i eksportojë produktet e saja në vende të ndryshme të botës.

Vizitë

Ishte një kënaqësi të mirëpresim myftiun Naim ef. Tërnava në vizitë në hapësirat e fabrikës tonë të re, ku dhe patëm mundësinë të i prezentojmë punën ditore të cilën ekipa jonë e prodhimit e bënë me shumë përkushtim çdo ditë për ti ofruar klientëve tanë produktet që ata dëshirojnë.

Posted by Ciao Berto on Saturday, August 15, 2020