LAJMI I FUNDIT:

Muzeu i Kosovës bëhet anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve

Muzeu i Kosovës bëhet anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve

Muzeu i Kosovës ka marrë konfirmimin për anëtarësim në organizatën më të madhe botërore të muzeve, ICOM (International Council of Museums).

Sipas një njoftimi, rolin kryesor bartës në procesin e anëtarësimit të Muzeut të Kosovës e ka pasur Task-Forca për anëtarësim të Kosovës në Institucionet/Mekanizmat Ndërkombëtare të Kulturës.


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtarësimin në fjalë e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse përpos që mundëson futjen e Muzeut të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të muzeve, ai hap rrugën që institucioni kryesor muzeor i Kosovës të ketë qasje në ndjekjen e standardeve dhe udhëzimeve të ICOM-it, i cili si synim ka promovimin e përsosmërisë, dialogut dhe implementimin e standardeve profesionale në komunitetin global muzeor.

ICOM, me seli në Paris, është organizatë e krijuar në vitin 1946 dhe përbën rrjetin unik të muzeve dhe profesionistëve të muzeve nga 136 shtete të botës duke ndihmuar kështu bashkësinë muzeore botërore. Njëkohësisht, ICOM paraqet forum diplomatik në fushëveprimtarinë e vet duke mbajtur relacione formale me UNECO, ka status konsultativ në Këshillin ekonomik dhe shoqëror të Kombeve të Bashkuara, bashkëpunon me partnerë siç janë Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), INTERPOL dhe Organizata Botërore e Doganave (WCO). ICOM është gjithashtu një ndër anëtarët themelues të Komitetit Ndërkombëtar të Mburojës së Kaltërt (ICBS).

Ndërkaq, thuhet më tej në njoftim, kujtojmë se themelimi i Task-Forcës është propozim i MKRS-së të cilën Qeveria e ka miratuar me 1 qershor të këtij viti dhe përbëhet nga përfaqësues të: Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – kryesues; Presidencës, Kryeministrisë, Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Integrimeve Evropiane, përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të pavarur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori