Muzeu i Arnold Schwarzenegger hapet në Austri

Muzeu që përcjell karrierën e tij prej fëmijërisë deri tek ylli i Hollywoodit dhe Guvernator i Kalifornisë, është hapur të shtunën në fshatin e lindjes së tij, Thal në Austri.
I vendosur në shtëpinë e vjetër të familjes Schwarzenegger, çdo gjë në muze është rikonstruktuar me kujdes për t’u dukur ashtu siç dukej në vitet e 60-ta – bile edhe shtrati i tij i vjetër.
“Ai ndjehej krenar sidomos me shtratin e tij të vjetër i punuar me tuba çeliku ku ai shtrihej dhe ëndërronte”, tha Peter Urdl, drejtori i Muzeut Schwarzenegger.
Alfred Kattner, i cili është fqinji i parë i shtëpisë Schwarzenegger, tha se superylli nuk i ka harruar rrënjët e tij. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































