LAJMI I FUNDIT:

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mirëpret 35 mijë vizitorë, rritet numri i turistëve nga Azia

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mirëpret 35 mijë vizitorë, rritet numri i turistëve nga Azia

Historia e popullit shqiptar, por veçanërisht e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka zgjuar kuriozitetin e 35 mijë vizitorëve vendas e të huaj gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “gjatë gjysmës së parë të 2023 ka një rritje me 60% të numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.


“Vetëm gjatë muajit muzeu u vizitua nga 12 mijë vizitorë vendas e të huaj, kryesisht nga Evropa si spanjollë, italianë, gjermanë, etj. Por vihet re këtë vit edhe një rritje e numrit të vizitorëve aziatikë, nga Kina, Japonia dhe Indonezia”, tha Hafizi duke shtuar se vizitorët më të shumtë janë nga Polonia.

Sipas tij, vizitorët shfaqin interes për muzeun në përgjithësi, figurën e Skënderbeut, pazarin karakteristik dhe veprat e artit në muze.

Lidhur me punimet në muzeun Etnografik, Hafizi tha se “po ecin me ritme të shpejta dhe pritet që në shtator të përfundojë restaurimi i tij”.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, Principatat Shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori