LAJMI I FUNDIT:

Muzeu i Alfabetit në gjendje të rëndë, manifestimi qendror zhvendoset në kryeqendër

Muzeu i Alfabetit në gjendje të rëndë, manifestimi qendror zhvendoset në kryeqendër

Në këtë ditë festive, Muzeu i Alfabetit duhej të ishte i mbushur me vizitorë, por ai është i mbushur me punëtorë, për të cilët është një ditë e zakonshme pune. Gërmadha nga do, madje edhe reliktet e ekspozesë i ka mbuluar pluhuri. Nga jashtë, skelet e kanë bërë si inekzistente godinën ku 111 vjet më parë u themelua alfabeti. Vizitorët mund të kthehen kur të jetë gati, diku nga fundi i pranverës.

Muzeu i Alfabetit të gjuhës shqipe po qëndron i mbyllur tani e 40 ditë, kjo ngase po zhvillohet një rekonstruksion si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Pikërisht, në përvjetorin e Kongresit të Manastirit nuk ka aktivitete si rëndomë dhe manifestimi qendror është zhvendosur në kryeqytet.

Nga drejtoria e muzeut, thonë se për riparim 235 mijë euro janë ndarë nga fondet IPA dhe vetëm 15% ka dhënë Ministria e Vetëqeverisjes lokale. Drejtori Nuer Arsllani tha se Muzeu ka edhe probleme pronësore. Dyqanet në katin përdhes janë përvetësuar para dhjetëra vitesh dhe tani privatit i paguhet qira për të mos vazhduar me shitjen e sanitarisë dhe pllakava. Me rinovimin, këto hapësira do të bëhen si ekspoze me materiale muzeore.

“Sa i përket çështjes së pronësisë besoj së shpejti do të zgjidhet, ka vullnet nga Ministria e Kulturës, ne si udhëheqësi dhe me pronarin jemi në bisedime. Ekziston një vullnet që të rregullohet pronësia, pasi e rregulluam me anë të qirasë që t’i shfrytëzojmë këto dy dyqane besoj se do të gjejmë mënyrën e duhur për t’i marr këto hapësira që të mbeten në pronësi të muzeut”, tha Nuer Arsllani, Drejtor i Muzeut “Kongresi i Manastirit”.

Nga Shoqata “22 Nëntori” thonë se gjatë gjithë vitit lihet në harresë komuniteti shqiptar në qytetin e shkronjave dhe vetëm në muajin e nëntorit fokusi politik dhe diplomatik përqendrohet në Manastir.

Shëtitorja përmes sheshit të mbushur me njerëz, nuk është aq ambient miqësor thotë Sibella Alimovska, sipas së cilës, është vështirë të jesh shqiptar dhe të jetosh në Manastir.

“Ne akoma nuk mund të lavdërohemi për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, nuk mund të mburremi se kemi fituar një deputet në Kuvend ku mund të dëgjohet zëri i Manastirit. Akoma nuk kemi një drejtor gjeneral, nuk i kemi mbushur institucionet në nivel lokal të qytetit. Kështu që ky boshllëk, i cili po na përcjell për 15 vitet e fundit nuk ka ndodhur më herët”, deklaroi Sibella Alimovska, Kryetare e Shoqatës “22 Nëntori”.

Vite me parë Ministria e Kulturës e Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë patën nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi që Muzeu i Alfabetit të pajiset me materiale historike, por asnjë sinjal nuk erdhi nga Tirana zyrtare. Pasoi edhe marrëveshja ndërmjet Ministrive të Arsimit, të Maqedonisë, Kosovës dhe të Shqipërisë për të investuar vazhdimisht në këtë vlerë kombëtare si në aspektin kapital ashtu edhe në atë njerëzor, por kjo mbeti vetëm në letër. Në vigjilje të përvjetorëve, Muzeu i alfabetit për vite me radhë ka qenë adresë e vandalizmit, ku autor të panjohur kanë dëmtuar e thyer shumë dritare dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, për të mos u nxjerr kurrë para organeve të drejtësisë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori