Folklori i sllavëve të jugut është i rrëmbushur me rivalitetin shekullor me shqiptarët.
Salih Mehmeti
Zotërit shqiptarë të shekullit të katërmbëdhjetë do të bëheshin antagonistët kryesorë në poemat epike serbe, bullgare dhe maqedone.
Musa Arbanasi (i quajtur alternativisht edhe Musa Kesexhija), Gjemo Bërgjanini, Korun Kesexhija dhe Leka kapedani janë personazhet negative që shfaqen si armiq të përbetuar të feudalit serb të Maqedonisë, Marko Kraleviqit (1335-1395).
Megjithë trajtësimet demoniake që marrin fatosat shqiptarë, folklori sllav ka përjetësuar edhe thërrime ku dëshmohet respekti për pathyeshmërinë e Musa Arbanasit, ndershmërinë dhe kodin e tij kalorësiak.
Nga mbiemrat Arbanas, Albanec që i ndajmbathen personazhit të Musës, jepet të kuptohet se kemi të bëjmë me një fisnik shqiptar.
Me interes për t’u përmendur është edhe një afresk i pikturuar diku ka mesi i shekullit XIX në kishën e Shën Mërisë, në fshatin Lopaticë të Manastirit. Në të është vijëzuar përleshja dyluftuese mes kralit Marko dhe Musa Arbanasit, i cili dallohet qartazi me fustanellën e tij të palëzuar.
Së këndejmi, Musa Arbanasi përmendet si pjesëmarrës në Betejën e zhvilluar në fushën e Kosovës, në qershor të vitit 1389, në krye të luftëtarëve shqiptarë.
“Ljutog Arnauta” (shqiptari i sertë) është përshkrimi fjalëpak që i rezervon atij rapsodi sllav në këngën për betejën e Kosovës.
Në folklorin sllav, Musa Arbanasi rivalizon rreptësisht me udhëheqësin serb të Prilepit, Marko Kraleviqin, duke zhvilluar edhe dyluftime fytafyt. Në një këngë sllave, Musa përmend të kaluarën e tij:
A meneje ljuta Arnautka
Kod ovaca na ploci studenoj
Më ka lindur shqiptarka e rreptë,
Mes dhënsh, atje në një rrasë të ftohtë…
Po kush duhet të jetë prototipi historik i Musa Arbanasit?
Sipas një artikulli të thuktë të Kristo Frashërit, rivaliteti i përbetuar mes Musa Arbanasit dhe mbretit Marko është pasqyrim i vërtetësishëm historik i përplasjes mes Muzakajve të Beratit dhe Mërnjavçeviqëve të Prilepit (Maqedoni).
Armiqësia e thellë mes bujarëve shqiptarë të derës së Muzakajve dhe feudalëve serbë të Maqedonisë kishte filluar me Vukashinin, për të vazhduar më vendimtarisht se kurrë me birin e tij Marko Kraleviq (1371-1396).
I pari i kësaj familje, Vukashin Mërnjasheviçi, që i pëlqente ta konsideronte vetën si pasues të car Dushanit, lakmonte tokat e Muzakajve për të siguruar dalje në Adriatik. Për këtë qëllim, ushtritë e tij do të pushtonin zotërimet shqiptare në Kostur si dhe fushën e Korçës.
Por, Andrea Muzaka në krye të ushtrisë shqiptare theu keqazi feudalin serb, duke e zënë rob.
Mëria kundër Muzakajve do të vazhdohej egërisht edhe nga i biri i tij mbreti Marko, i cili sulmonte pandërprerë Kosturin dhe Ohrin.
Sipas historianit të shekullit XVII, Teodor Spanduxhino, qëllimi i sundimtarit serb ishte që t’i dëbonte shqiptarët nga trevat e tyre në Maqedoni dhe t’i degdiste në More.
Me këto të dhëna historike si mbështetje, Kristo Frashëri zbardh identitetin historik të personazheve shqiptare në epikën sllave. Sipas tij, Musa Arbanasi duhet të jetë dora vetë Teodori II Muzaka, Gjino Kesexhija nuk është tjetër veçse Gjin Muzaka, vëllai i Teodorit, Gjemo Bërgjanini është shëmbëllimi i Stojo Muzakës, Korona Kesexhija identifikohet me Teodor Korona Muzakën, ndërkaq Lekë Kapetani është Leka I Dukagjini (gjyshi i Lekës së kohës së Skënderbeut), që për disa kohë ishte zot i Prizrenit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e panjohur e pasardhësve të Skënderbeut

Petro Marko: Na ndau Greqia e regjimi shqiptar, se gjaku i himarjotëve është shqiptar
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Viti 1919: Konferenca e padrejtësive

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker