Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, është i emocionuar për derbin e Londrës ndaj Tottenhamit.

Shqiptari beson se Topçinjtë do të fitojnë ndaj Spurs pasi ky derbi ka rëndësi të madhe për klubin dhe tifozët.


"Natyrisht nëse dëshironi fitore ndaj Tottenhamit e dini se duhet të luani në nivelin tuaj më të mirë”.

Shkodran Mustafi v City (Foto: Getty Images)

“E kemi bërë ndaj Liverpoolit në shtëpi, ne mund të rivalizojmë të gjithë dhe mendoj se mezi po e presim këtë ndeshje”.

“Ne kemi një ndeshje të Ligës së Evropës në mes (atë ndaj Vorsklas), kështu ne duhet të fokusohemi të kjo fillimisht pasi është e rëndësishme për ne”.

“Pastaj ndeshja tjetër është ajo ndaj Tottenhamit, një ndeshje speciale për neve dhe tifozët. Do tentojmë fitoren në shtëpi”, ka shtuar Mustafi.

Pas 13-të xhirosh në Ligën Premier skuadra e Arsenalit renditet në vendin e pestë me 27 pikë, kurse Tottenhami në pozitën e tretë me 30 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app