LAJMI I FUNDIT:

Mustafa uron mësuesit: Do t’u jemi mirënjohës për kontributin e tyre

Mustafa uron mësuesit: Do t’u jemi mirënjohës për kontributin e tyre

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar të gjithë mësimdhënësit për ditën e 7 Marsit.

“Të gjithë mësimdhënësve, që mision kishin dhe kanë shpërndarjen e dijes, ju uroj 7 Marsin, Ditën e Mësuesit. Do t’u jemi mirënjohës për kontributin e tyre shembullor, për dhënien e dijes dhe në veçanti, shpreh urimet dhe konsideratën më të lartë, nga unë dhe e gjithë LDK, për të gjithë arsimtarët që në çdo kohë frymuan shqip”, thuhet në urimin e Mustafës.


Sipas Mustafës misioni i tyre në zhvillim të vendit dhe shoqërisë meriton respekt dhe përkrahje nga të gjithë ne. /Telegrafi/