Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mbahet nesër (e diele) më 14 mars ku do të zgjidhet kryetari i partisë, duke respektuar në tërësisht masat anti-COVID-19, të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa po ashtu u shpreh se kjo iu është bërë me dije të gjithë delegatëve, nëpër ftesat të cilat i kanë marrë.
“Në ftesë ua kemi bërë me dije delegatëve se do të respektohen masat anti-COVID. Kjo, sa jam i informuar, nënkupton matjen e temperaturës para se të hyjnë në sallë, dezinfektimin e duarve, bartjen e maskave, distancën nga njëri-tjetri, mos përshëndetjen me duar. Po ashtu edhe dezinfektimin e plotë të sallës”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.
Kuvendi i LDK-së siç tha Mustafa do të fillojë nesër (e diel) nga ora 10:00 në Hotel Emerald.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të dielën do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm ku do të zgjidhet kryetari dhe organet tjera të partisë, kjo pasi nga zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit kjo parti u rendit e treta me radhë me 15 mandate të fituara në Parlamentin e Kosovës, e përbërë prej 120 deputetëve, i cili rezultat jo i mirë për LDK-në, bëri që kryetari i saj Isa Mustafa të jap dorëheqje nga pozita e tij.
Ndërkaq, deri më tani për kryetar të LDK-së kanë shpall kandidimin, nënkryetari i saj i deritashëm Lutfi Haziri, anëtari i kryesisë Lumir Abdixhiku, Anton Quni- ministër në detyrë i FSK-së dhe Besian Mustafa – ministër në detyrë i Bujqësisë, si dhe zëdhënës i kësaj partie.
Kryetari i ardhshëm i LDK-së i cili pritet të zgjidhet të dielën, do të ketë detyra dhe përgjegjësi për të cilat obligohet ti kryej gjatë mandatit të tij në udhëheqjen e kësaj partie.
Kryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ishte Ibrahim Rugova i zgjedhur në tetor të vitit 1989 kur edhe u themelua kjo parti. Më pas në dhjetor të vitit 2006 kryetari i kësaj parti u zgjodh Fatmir Sejdiu, pasuar nga Isa Mustafa i cili e mori mandatin e të parit të LDK-së në muajin nëntor të vitit 2010. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës