Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar takime të ndara me ambasadorin francez Didier Chabret dhe ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë këtyre takimeve kanë biseduar për gjendjen e fundit politike në Kosovë, pikëpamjet e LDK-së për dialogun me Serbinë dhe rolin e saj si partia më e madhe në vend.
” Theksuam se për LDK-në është e papranueshme të shtrohet çështja e kufijve ashtu siç është i papranueshëm një asociacion apo formë tjetër e autonomisë me kompetenca ekzekutive”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë:
Sot, kisha kënaqësinë të pres në vizita të ndara ambasadorin e Francës, z. Didier Chabret dhe ambasadorin e Italisë, z. Piero Cristoforo Sardi. Para dy dite, po ashtu, takova ambasadorin e Norvegjisë, z Per Strand Sjaastad. Biseduam për ecuritë e fundit politike në Kosovë, pikëpamjet dhe këndvështrimet e LDK-së për dialogun dhe rolin e saj si parti më e madhe politike në Kosovë. Shpreha qëndrimin e qartë të LDK-së se vetëm përmes dialogut mund dhe duhet të zgjidhen çështjet me fqinjët dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Se, LDK është e përkushtuar që dialogu të zhvillohet nga institucione që kanë legjitimitet politik dhe kushtetues, të cilat duhet të dalin nga zgjedhjet e lira të parakohshme. E shtruam nevojën që ky dialog të jetë transparent, të ketë pajtueshmëri dhe përfshirje sa më të gjerë, të përcaktohet formati, përmbajtja dhe objektivat që duhet të arrihen. Theksuam se për LDK-në është e papranueshme të shtrohet çështja e kufijve ashtu siç është i papranueshëm një asociacion apo formë tjetër e autonomisë me kompetenca ekzekutive. Ambasadorët shfaqën interesimin e tyre dhe gatishmërinë e tyre dhe të vendeve të tyre që të përkrahin Kosovën në rrugën e sajë eurointegruese, pjesë e rëndësishme e së cilës është normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë, duke u shprehur për nevojën e një roli sa më aktiv të LDK-së. Në takim morën pjesë edhe z. Avduullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së dhe znj. Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla
Kandidatja për deputete, Doruntina Maloku: U kry çdo sen, Llap të dua!
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti