LAJMI I FUNDIT:

Mustafa takohet me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Maqedonisë në Kosovë, flasin për sigurinë e dy vendeve

Mustafa takohet me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Maqedonisë në Kosovë, flasin për sigurinë e dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, është takuar me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë së përgjithshme të dy vendeve.

Sipas njoftimit për media, ministri Mustafa vuri në dukje marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe avancimin e më tej të bashkëpunimit mes dy policive, si dy vendeve fqinje, në parandalimin e aktiviteteve kriminale.


“Deri më tani bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë ka funksionuar jashtëzakonisht mirë, mbetem i përkushtuar që të avancojmë edhe më tej në fushat e bashkëpunimit të përbashkët me qëllim të lehtësimit te lëvizjes së qytetarëve të dy vendeve”, theksoi ministri Mustafa.

Ndërsa i ngarkuari me punë në Ambasadën e Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu, theksoi se vendi i tij do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me Kosovën në fusha të interesit të përbashkët./Telegrafi/