LAJMI I FUNDIT:

Mustafa takohet me ambasadorin Kosnett, flasin për korrupsionin e lartë në vend

Mustafa takohet me ambasadorin Kosnett, flasin për korrupsionin e lartë në vend

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për qëndrimet dhe vlerësimet e LDK-së mbi korrupsionin e lartë në vend, dëmtimet nga ana e Qeverisë e marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë, përplasjet e udhëheqësve të institucioneve më të larta dhe rreth dialogut me Serbinë.

Sipas njoftimit për media, kryetari Mustafa shpalosi programin e LDK-së mbi zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë, përmirësimin e arsimit, të shëndetësisë dhe forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.


Në fund, kryetari Mustafa falënderoi SHBA-të për mbështetjen e pazëvendësueshme që i kanë dhënë Kosovës gjatë gjithë kohës, ndërsa uroj që partneriteti me SHBA-të të thellohet edhe më tutje.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori