LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Serbia duhet të mësohet pasi Kosova mund të marrë masa edhe më të mëdha sesa taksa 100 për qind

Mustafa: Serbia duhet të mësohet pasi Kosova mund të marrë masa edhe më të mëdha sesa taksa 100 për qind

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa ka thënë se zbatimi i reciprocitetit dhe tarifa janë dy gjëra të ndryshme.

Sipas Mustafës, secili shtet ka të drejtë t’i ndërtojë mbi parimin e reciprocitetit, por reciprociteti nuk mund ta zëvendësoj tarifën, pasi tarifa mund vetëm të jetë pjesë e reciprocitetit.


Mustafa tha se nëse Kosova do të përdorte reciprocitet më Serbinë, kjo nuk do të duhej ta vente atë në presion ndërkombëtar.

Ai e quajti “zemërgjerësi”, hezitimin e institucioneve të Kosovës për të reaguar me parimin e reciprocitetit me Serbinë e disa shtete të tjera.

“Fakti se Republika e Kosovës hezitoi në vazhdimësi ta zbatojë këtë princip ndaj Serbisë, po edhe ndaj vendeve të tjera ne disa raste , mund të shpjegohet me një “zemërgjerësi “ të saj, me shprehje të konstruktivitetit që problemet te tejkalohen me dialog e marrëveshje , me këshillat dhe sugjerimet e partnerëve të rëndësishëm e të ngjashme. Megjithatë kur neglizhimi i zbatimit të këtij parimi bëhet kronik, sidomos kur pala tjetër bëhet e shurdhër dhe injoron kërkesat dhe qasjen tonë konstruktive , është një situatë që më shumë flet edhe për neglizhencë, sjellje inferiore ndaj nevojës që të mbrohen interesat politike , ekonomike, diplomatike të vendit, përkatësisht qytetarëve , bizneseve të tij dhe dinjitetit të tyre. Serbia , tenton në vazhdimësi , të injorojë realitetet e reja të krijuara me pavarësinë e Kosovës, ndaj sillet me arrogancë e mospërfillje dhe bile as “nuk e ve në hesap” se mund te goditet nga masat gjithëpërfshirëse te reciprocitetit që mund të marrë Kosova”, shkruan Mustafa.

Mustafa shprehet se Serbia duhet të mësohet me masat që Kosova do të marrë, e që ndoshta do të jenë edhe më të mëdha se tarifa 100 për qind.

“Serbia , tenton në vazhdimësi , të injorojë realitetet e reja të krijuara me pavarësinë e Kosovës, ndaj sillet me arrogancë e mospërfillje dhe bile as “nuk e ve në hesap” se mund te goditet nga masat gjithëpërfshirëse te reciprocitetit që mund të marrë Kosova. Ndaj duhet pritur që “dëshpërimi “ në Serbi për ato masa do te jenë ndoshta edhe më të mëdha se sa për tarifën 100%. Mirëpo ajo duhet të pajtohet dhe mësohet me këtë si një kërkesë bazike për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve”, thotë ndër të tjera Mustafa.

Ish-deputeti i LDK-së, Mustafa ka thënë se tarifa mund të vihet në shqyrtim, pasi institucionet e Kosovës të jenë konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare.

“Sa për tarifën ajo mund të vihet në shqyrtim. U vu për shkak pezmit të grumbulluar nga sjellja tejet agresive të Serbisë për të penguar njohjet, për ndikuar me masa te natyrave të palejueshme që disa vende të vejnë në pyetje ose të tërheqin njohjet e Kosovës si shtet, dhe në të njëjtën mënyrë ta pengojë edhe anëtarësimin e Kosovës organizata e institucione ndërkombëtare, ndonëse në një nga marrëveshjet e Brukselit ajo ishte zotuar që mos ta bëjë këtë . Bashkësia ndërkombëtare , sidomos SHBA por kërkon që Qeveria Serbe ta ndërprejë këtë fushatë dhe Kosova ta tërheq ose pezullojë tarifën për të rifilluar dialogun. Qeveria e Kosovës mund ta diskutojë këtë çështje me bashkësinë ndërkombëtare këtë çështje dhe kushtet ne te cilat do te mund te behej kjo , duke përfshijë edhe tarifën. Dhe, nëse Serbia ndërpret praktikën po “dialogoj dhe po sillem armiqësisht” dhe e deklaron haptas dhe obligohet se do ta ndërpres këtë ,Kosova mund të përgjigjet me reciprocitet edhe këtu, me pezullim të tarifës”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori