LAJMI I FUNDIT:

Mustafa pret në takim ambasadorin e Italisë, e njofton atë edhe për bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje

Mustafa pret në takim ambasadorin e Italisë, e njofton atë edhe për bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në njoftimin e bërë nga LDK thuhet se, gjatë takimit kryetari Mustafa e ka falënderuar  ambasadorin Sardi për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm me institucionet e vendit gjatë mandatit të tij në Kosovë, si dhe i ka uruar atij suksese në të gjitha angazhimet e ardhshme, transmeton Telegrafi.

LDK bën të ditur se kryetari Mustafa ka njoftuar ambasadorin Sardi edhe për zhvillimet e negociatave LDK-LVV, drejt bashkëqeverisjes. /Telegrafi/