LAJMI I FUNDIT:

Mustafa për Ukë Bytyçin: Do ta kujtojmë përherë si pishtar të demokracisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës

Mustafa për Ukë Bytyçin: Do ta kujtojmë përherë si pishtar të demokracisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në 18 vjetorin e vrasjes ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së njëherësh edhe ish-kryetarin e Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçin.

Mustafa ka thënë se Uka ishte një personalitet i veçantë, i urtë e modest, punëtor dhe shumë i afërt me të gjithë qytetarët, kjo u dëshmua edhe në fitoret e tij plebishitare.


“Sot, bëhen 18 vite nga vrasja, e kryetarit të Komunës së Suharekës, veprimtarit dhe patriotit të pashoq, Ukë Bytyçi. Uka ishte një personalitet i veçantë, i urtë e modest, punëtor dhe shumë i afërt me të gjithë qytetarët, kjo u dëshmua edhe në fitoret e tij plebishitare. Ai ishte një prej themeluesve të LDK-së, kryetar shumëvjeçar i LDK-së në Suharekë, mik i afërt i Presidentit Rugova dhe pjesë e plejadës së burrave të mëdhenj që dhanë kontribut në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se Ukë Bytyçin do ta kujtojmë përherë si pishtar i demokracisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës.

“Menjëherë pasi ai shënoi fitore në Suharekë, u qëllua pabesisht nga shkrepjet e disa keqdashësve që nuk ia donin të mirën as LDK-së, Suharekës dhe as Kosovës dhe vrasja e tij ishte mënyra e vetme për ta mposhtur atë në fitoret e vazhdueshme të tij. Vrasja e tij ishte një goditje e rëndë për Kosovën dhe institucionet e saj. Ukë Bytyçin do ta kujtojmë përherë si pishtar i demokracisë dhe shtet ndërtimit të Kosovës. Edhe pse kanë kaluar 18 vite nga vrasja e pabesë e tij, mbetet dhimbja e madhe jo vetëm për familjen Bytyçi, por edhe për LDK-në dhe gjithë Kosovën, që humbi burrin e madh të Suharekës, liderin e përmasave kombëtare, Ukë Bytyçin. Lavdi jetës dhe veprës së Ukë Bytyçit!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori