Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur keqardhje për veprimet e zyrtarëve të Listës Serbe për ta bojkotuar punën e Kuvendit dhe pjesëmarrjen në Qeveri si reagim ndaj Ligjit për “Trepçën”.
Këtë veprim të Listës serbe, Mustafa e ka quajtur veprim të ngutshëm pasi, sipas tij, nuk ekziston asnjë arsye që të ketë dyshime e pakënaqësi lidhur me ligjin e “Trepçës”.
Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e Re”, kryeministri ka vlerësuar se vendimi i Listës Serbe për ngrirje të pjesëmarrjes në punën e Kuvendit dhe të Qeverisë është reflektim ndaj trysnisë së Beogradit mbi Listën Serbe.
“Është e qartë se kemi të bëjmë me një manifestim të infiltrimit të Serbisë në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, me trysninë që Serbia po ushtron mbi deputetët dhe ministrat nga Lista Serbe. Serbia duhet ta kuptojë përfundimisht se pasuritë në territorin e Kosovës janë pronë e Republikës së Kosovës. Se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe i pranuar nga 112 shtete të tjera. Ata duhet të lirohen nga vetëmashtrimi e aq më pak kanë nevojë të bëhen se po u besojnë gënjeshtrave të tyre, por ta pranojnë dhe të sillen karshi realitetit të krijuar me pavarësinë e Kosovës. Të dyja palët kemi nevojë t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe të jetojmë si fqinjë të mirë”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se Ligji për “Trepçën” ofron mundësi të gjithanshme për organizimin dhe operimin e saj.
“Unë shpreh keqardhje për këto veprime të ngutshme të zyrtarëve të Listës Serbe, si reagim ndaj Ligjit për ‘Trepçën’. Jam i bindur se nuk ekziston asnjë arsye që të ketë dyshime e pakënaqësi lidhur me këtë ligj. Ne kemi kërkuar në vazhdimësi që individët nga kjo listë dhe specialistët e tyre të kyçen në procesin e përgatitjes së Ligjit për ‘Trepçën’. Ata janë njoftuar me të gjitha fazat. Është një zgjidhje shumë e mirë për të gjithë, pa dallim etnie. Prandaj, vendimin për ngrirje të pjesëmarrjes në punën e Kuvendit dhe të Qeverisë e vlerësoi si reflektim ndaj trysnisë së Beogradit mbi Listën Serbe”, ka deklaruar Mustafa.
Ai i është përgjigjur edhe deklaratës së Marko Gjuriqit, se kryeministri Mustafa s’mund t’i vizitojë njësit e ndërmarrjes “Trepça” në veri. “Në veri dhe në ‘Trepçë’ do të shkoj në çdo kohë që unë e vlerësoj se duhet të shkoj”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk duhet të merremi me deklarata të papjekura, siç e ka quajtur ai, të “Gjuriqëve”.
Mustafa ka folur edhe për mbështetjen që ia kanë dhënë Ligjit për “Trepçën” AAK-ja dhe Nisma. Ai ka thënë se nuk ka dyshuar në asnjë rast që AAK-ja dhe Nisma nuk do ta përkrahin një ligj që hap perspektivë zhvillimore, kurse për Lëvizjen Vetëvendosje! ka thënë se, për çudi, retorika kundërshtuese e disa përfaqësuesve të saj vazhdon të jetë e dëmshme.
Mustafa ka përsëritur se demarkacioni me Malin e Zi duhet të përmbyllet sa më shpejt pasi, sipas tij, është në interes të Kosovës, të shtetësisë së saj dhe të ndërtimit të politikave të fqinjësisë së mirë me Malin e Zi. “Prandaj nuk mund t’ua faturojmë qytetarëve egon politike ose egon kuazipatriotike që disa po mundohen ta plasojnë me rastin e demarkacionit, duke penguar procesin e liberalizimit të vizave”, ka theksuar Mustafa. Ai e ka ftuar opozitën të ulet dhe bashkërisht ta përmbyllin këtë çështje. “Jam ithtar që të kërkojmë dhe të gjejmë bashkërisht zgjidhje. Zgjidhjen nuk na ofrojnë të tjerët. Atë duhet ta bëjmë vetë.
Kemi nevojë të flasim edhe për tema të tjera që janë në interes madhor të vendit”, ka pohuar Mustafa.
Sa i përket krijimit të asociacionit të komunave serbe, ai ka thënë se fillimisht duhet të zhbëhen strukturat paralele serbe në Kosovë, të zbatohen marrëveshjet në kuadër të dialogut, pastaj të shkruhet statuti në harmoni të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Mustafa ka përsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që dialogu është forma më e mirë për t’i zgjidhur problemet me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve dhe që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. Kryeministri në këtë intervistë ka folur edhe për riformatimin e Qeverisë dhe kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme.
Sa i përket riformatimit të Qeverisë, Mustafa ka thënë se ndryshimet në Qeveri mund të bëhen gjatë këtij muaji, kurse e ka përjashtuar si opsion mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Zgjedhjet do të mbahen në qershor të vitit 2018, por kemi shumë punë për të bërë deri atëherë. Para së gjithash, në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, ka deklaruar Mustafa. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballina-3-780x439.jpg)
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
![Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Edil-Project-4-3-1-780x439.png)
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130-x-635-1-780x439.png)
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
![Filmi plot pasion](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1920x1080_MARKED_MAN_KFC_KOS-1-780x439.jpg)
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
![Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-780x439.jpg)
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin