LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Pas situatës së krijuar, nevojitet të bisedojmë edhe njëherë mes veti para se të takohemi me Vuçiqin

Mustafa: Pas situatës së krijuar, nevojitet të bisedojmë edhe njëherë mes veti para se të takohemi me Vuçiqin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se pas situatës së krijuar nevojitet që liderët politikë të vendit të takohen edhe një herë mes veti. 

Sipas tij, delegacioni shtetëror i Kosovës në Washington u nis me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan, transmeton Telegrafi.

“Në Washington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet ti prijë delegacionit”, ka pohuar ai.

I pari i LDK-së, ka theksuar se “Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e t’i prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale”.

“Nuk kemi të bëjmë me Z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovë. Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa ka thënë se në situatën e krijuar para se të ketë takim me Vuçiqin duhet të ketë edhe një takim të të politikanëve në Kosovë.

“Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashk të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të
qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje”.

Ndërkaq, sot kryeministri I vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve të fundit ka anuluar takimin në Washington, ku pritej të rifillonte dialogu me Serbinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori