LAJMI I FUNDIT:

Mustafa për përplasjet në Kuvend – LVV është tepër agresive dhe me këto sjellje paraqet rrezik permanent për skena të dhunës

Mustafa për përplasjet në Kuvend – LVV është tepër agresive dhe me këto sjellje paraqet rrezik permanent për skena të dhunës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për Telegrafin ka folur edhe për përplasjet e mospajtimet e fundit mes deputetëve të partisë së tij dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu duke komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Kuvendi është bërë jofunksional.


“Ai më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun. LVV është tepër agresive dhe me këto sjellje paraqet rrezik permanent për skena të dhunës. Po shërbehet me gjuhë ofenduese dhe provokuese, si ndaj Kryeministrit ashtu edhe ndaj deputetëve të LDK-së. Është e papranueshme që të merren shkas të pagjetur për përplasje dhe përfitime politike” ka potencuar Mustafa për Telegrafin.

Ekskluzive, Isa Mustafa për Telegrafin: Nëse nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje
Lexo po ashtu Ekskluzive, Isa Mustafa për Telegrafin: Nëse nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje

Në pyetjen e Telegrafit se është penduar apo kanë bërë mirë për prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje thotë se diskursi i LVV-së tregon se kanë bërë mirë.

“Edhe ky diskurs i LVV flet se kemi bërë mirë, bile tepër mirë. Ishte një koalicion, në të cilin VV pasi kishte bërë për vete pak figura të LDK-së, kishte pretendime ta poshtërojë LDK-në.  Këtë nuk ia lejuam” ka shtuar Mustafa për Telegrafin. /Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori