Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se papunësia mbetet problemi më i madh në Kosovë dhe me papunësinë lidhet edhe luftimi i krimit e korrupsionit.
Përmes një shkrimi në Faceboook, ai ka theksuar se në Kosovë më shumë po rritet numri i atyre që marrin ndihma nga qeveria se i atyre që punësohen.
“Se papunësia është problemi më i madh në Kosovë, rezulton nga të gjithë treguesit, përfshirë edhe hulumtimet e opinionit. Me papunësinë lidhet edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit, dukuri kjo ndikon negativisht në investimet në Kosovë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Kosova ka tema të tjera të rëndësishme, por “qytetarët e papunë dhe familjet e tyre kanë nevojë për të ardhura”.
“Kosova kishte dhe ka edhe tema tjera të rëndësishme për klasën politike, si dialogu, taksa 100%, kufijtë me Shqipërinë, organizatat ndërkombëtare, por qytetarët e saj të papunë dhe familjet e tyre kanë nevojë për të ardhura, për çmime më të ulëta, për furnizim të rregullt me energji elektrike , për arsim me të cilin gjendet punë, për kujdes cilësor shëndetësor. Politikat pasive sociale, me të cilat po blihet paqja sociale nga grupe të ndryshme të merituarish dhe të pamerituarish, sikurse edhe thellimi i hendekut të pagave ndërmjet sektorit publik dhe atij privat po ia zënë frymën sektorit privat të ekonomisë . Në vend që të rritet punësimi po rritet numri i atyre që merr ndihma nga qeveria. Kjo nuk i kontribuon rritjes reale ekonomike e cila duhet të përcillet me punësim dhe rritje të standardit të jetesës”, ka thënë ai.
“Është e domosdoshme që në këtë vit të merremi me tema që parapërcaktojnë fatin dhe ardhmërinë e qytetarëve tanë, të mendojmë më shumë për hapjen e një vendi të punës sesa për hapjen e një teme folklorike”, ka shkruar Mustafa në fund./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë