Mbi 20 miliardë dollarë llogaritet të jenë dëmet që Serbia ka shkaktuar në Kosovë që në fillim të viteve të 90-ta e deri në përfundim të luftës, kjo në bazë të një raporti të një instituti në Kosovë.
Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa se Serbia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara në Kosovë.
Mustafa madje ka thënë se deri më tani në Bruksel më shumë është folur për pozitën e komunitetit serb, sesa për çështjet ekonomike.
“Këto çështje kanë mbetë tani se në bisedimet e Brukselit ma tepër është folë për pozitën e komunitetit serb dhe rregullimin e pozitës së tij, por jo edhe për çështjet ekonomike”.
Ai sqaron se veç gjatë luftës janë shkaktuar rreth 10 miliardë dollarë dëme, kurse veç gjatë viteve 90-ta janë shkaktuar rreth 12 miliardë dollarë.
“Vetëm dëme direkte të luftës atëherë janë vlerësuar diku rreth 10 miliardë dollarë, por dëmet e tjera që kanë bërë regjimi serb gjatë okupimit të Kosovës në vitet e 90-ta janë më tepër se 12 miliardë, kështu që e tërë shuma e dëmeve të cilat ka shkaktuar Serbia në Kosovë dhe në regjimin e tij në luftë dhe në mënyrat tjera me regjimin e aparteidit tejkalojnë 20 miliardë”, tha Mustafa për Ekonomia Online.
Profesori Mustafa vlerëson se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për 10 vite të shkatërrimit të ekonomisë dhe institucioneve arsimore e shëndetësore në Kosovë.
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për 10 vite shkatërrimit të ekonomisë dhe institucioneve arsimore shëndetësore e sistemit ekonomik të Kosovës, bankare e të tjera dhe të ekonomisë në përgjithësi dhe për dame direkte të luftës”.
Sipas Mustafës nuk ka pas një vullnet nga bashkësia ndërkombëtare që të merren parasysh kresat e për kompensimit të dëmeve pasi është konsideruar se dënimi më i madh që mund t’i bëhet Serbisë është vetë pavarësia e Kosovës.
“Pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare ka qenë e përqendruar vetëm tek borxhet e jashtme ndarjen e borxheve të jashtme dhe pasurisë dhe jo dëmeve të luftës, sepse kanë konsideruar se Kosova do të merr pavarësinë dhe nuk ka nevojë që Serbia të dënohet më tepër”.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kujtuar se me Planin e Ahtissarit është përcaktuar se brenda 6 muajve të arrihet një marrëveshje për këtë çështje, ndërsa në të kundërtën do të përcaktohej një person që do të merrej me këtë çështje, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë, raporton EO.
“Sa i përket çështjeve ekonomike domethënë borxheve në planin e Ahtisaarit shkruan se do të mundohen se palët brenda 6 muajve palët të arrijnë një marrëveshje dhe nëse nuk arrihet marrëveshje atëherë një arbitër ndërkombëtar do të caktohej borxhin e ndarjes së pavarësisë”.
“Por ky arbitër nuk është caktuar asnjëherë e sa i përket këtyre çështjeve të tjera këto kanë mbet çështje për negociata do me thënë dhe unë besoj që këto çështje duhet të shtrohen në negociatat si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë