Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bëri të ditur se ambasadori Grenell i ka thënë që sot do të pasojë paralajmërimi i masave të MSS-së. Ai u shpreh se Kosova nuk duhet të ftoh marrëdhëniet me SHBA-në. Mustafa tha se mbështetja e SHBA-së për Kosovën nuk është vetëm me para, por edhe në ushtri, polici e sfera të tjera. Lideri i LDK-së, Mustafa në RTV21 shprehu edhe një herë qëndrimin e këtij subjekti politik se taksa duhet të hiqet plotësisht. Ndër tjerash foli edhe për takimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë. Mustafa tha se nuk ka asgjë kundër këtij takimi por, tha se edhe kryeministrin Albin Kurtin ta marrë rolin e vet jo vetëm në proces të dialogu,t por edhe në diskutimet me SHBA.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar më 2 mars në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij serb,  Aleksandar Vuçiq, i cili takim është mbajtur me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.