Mustafa: Kosova ka shkallën me të ulët të papunësisë në pesë vitet e fundit
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se shkalla e papunësisë në Kosovë, është vetëm 26.2% dhe se trendi i mirë i uljes së papunësisë është rezultat i rritjes reale ekonomike.
Këto komente kryeministri i vendit i ka bërë përmes një postimi në facebook, duke u thirrur në Anketën e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Mustafës: “Shkalla e papunësisë në Kosovë, 26.2%. Më e ulëta në pesë vitet e fundit. Janë këto rezultate të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të kryer nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës, i kumtuar nga ministri Abrashi. Trendi i mirë i uljes së papunësisë është rezultat i rritjes reale ekonomike. IM”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/





























