LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Koalicionet do t’i ndërtojmë mbi bazën e besimit reciprok

Mustafa: Koalicionet do t’i ndërtojmë mbi bazën e besimit reciprok

Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me kryetaret e degëve në Kosovë, për t’i bashkërenduar veprimet dhe agjendën për fushatën parazgjedhore dhe për ta bërë listën e kandidatëve për deputetë.

Sipas tij, ata janë pajtuar që të kenë veprimtarë të LDK-së njerëz që e kanë përkrahjen e anëtarësisë, të rinj dhe gra – njerëz të cilët mund të vijnë nga shkenca dhe shoqëria civile.

Ndërkaq, i pyetur për mundësinë që të bëhen koalicione parazgjedhore me njërën prej partive, Mustafa nuk ka bërë përjashtim për asnjë parti, përveç me PDK-së, duke thënë se njëanshëm e prishi koalicionin qeverisës dhe se e futi vendin në gjendje jo të mirë.

Për partitë tjera Mustafa tha se është i hapur dhe se koalicionet do të ndërtohen në bazën e besimit reciprok. /Telegrafi/