LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kërkesat për kompensim të dëmeve nga Qeveria e Serbisë, janë prezantuar në tavolinën e dialogut në prezencën e ekipit të Ahtisaarit

Mustafa: Kërkesat për kompensim të dëmeve nga Qeveria e Serbisë, janë prezantuar në tavolinën e dialogut në prezencën e ekipit të Ahtisaarit

Profesori, Muhamet Mustafa, ka thënë se janë shtuar kërkesat ndaj Serbisë për kompensim për demet e luftës dhe dëmeve ekonomike.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklarata e Shpend Ahmetit dhënë në një emision televiziv, se kompensimi i dëmeve për këto kategori, nuk janë shtruar asnjëherë në bisedimet Kosovë-Serbi, nuk është e saktë.

Mustafa ka theksuar se në kuadër të përgatitjeve për negociatat në Vjenë (2006) kjo çështje është elaboruar dhe trajtuar me seriozitetin e duhur në kuadër të Ekipit të Unitetit dhe të trupave të tij, me saktësisht nga Grupi i eksperteve për ekonomi të cilin e ka udhëhequr ai.

Postimi i plotë:

Janë shtruar kërkesat ndaj Serbisë për kompensim të dëmeve në ekonomi dhe për demet e luftës?

Kultura e kontinuitetit institucional në vend të protagonizmit dhe të improvizimeve

Mbrëmë ne një emisionin e debati te Klan Kosovës, njeri nga bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për Dialogun me Serbinë ( z.Sh.Ahmeti) deklaroi se kërkesat për kompensimin e dëmeve ekonomike qe i ka shkaktuar në Kosovë Qeveria serbe gjatë periudhës së okupimit të Kosovës , pas shuarjes së autonomisë ( korrik 1990-Qershor 1999), si dhe kërkesa për zhdëmtim te dëmeve te luftës ( 1997-1999) nuk janë shtruar asnjëherë. Meqenëse kjo nuk është e sakte po jap sqarimin si vijon.

Ne kuadër të përgatitjeve për negociatat në Vjenë ( 2006) kjo çështje është elaboruar dhe trajtuar me seriozitetin e duhur në kuadër të Ekipit të Unitetit dhe të trupave të tij, me saktësisht nga Grupi i eksperteve për ekonomi të cilin e kam udhëhequr unë. Grupi i gjerë i përberë prej 50 ekonomistëve të shquar, të gjeneratave të ndryshme dhe me ekspertizë për sektorë e çështje relevante, ka përgatitur Platformën politike të shoqëruar me anekse analitike për secilën çështje, i ka aprovuar me konsensus, i ka prezantuar tek ekipi i unitetit dhe pas miratimit edhe aty ka shkuar shumë i përgatitur në raundin e bisedimeve për ekonomi në Vjenë në maj të vitit 2006. Qëndrimet dhe kërkesat e argumentuara për kompensim të dëmeve nga Qeveria e Serbisë janë prezantuar në tavolinën e dialogut në prezencën e ekipit të Ahtisaarit dhe vëzhguesve të tjerë ndërkombëtar. Dosja për ketë me gjithë dokumentacionin është dorëzuar në ekipin e unitetit dhe duhet të jetë në Arkivin e tij, në Kryesi apo Qeveri. Rrjedhën e negociatave për këtë çështje në Vjenë dhe rezultatet e tij, i kam prezantuar në librin e publikuar më 2016 ( Kapërcimi i Vetmisë, UET Press, Tiranë) dhe pjesërisht edhe në librin e publikuar këto ditë (Udhëkryqi i Dialogut Kosovë Serbi, Dukagjini 2019). Sigurisht që ekipi shtetëror i formuar tash nga Kuvendi i Kosovës , mund t’i konsultojë ose mos t’i konsultoje këto materiale, po është mirë të jetë koshientë për ekzistencën e tyre. Natyrisht se ato mund të pasurohen edhe me argumente të reja, por sipas mendimit tim përqendrimi më i madh do të duhej të ishte në evidentimin , analizimin dhe në shtrimin e kërkesave për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga Qeveria serbe për periudhën 2006- 20019 ( si për shembull në energji dhe jo vetëm aty) për të kompletuar tërë faturën që duhet t’i vihet Serbisë edhe në negociatat e tashme. Një çështje tjetër edhe me më rendësi është se Kosovës i duhet më të madhe ndërtimi kulturës institucionale dhe i mbamendjes institucionale në vend të protagonizmit dhe improvizimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori