LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Fokusi i politikës së jashtme, zgjidhja e problemeve me Serbinë

Mustafa: Fokusi i politikës së jashtme, zgjidhja e problemeve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se sfida më e madhe në botë sot, është lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe Kosova është rreshtuar në krah të shteteve, të cilat e kundërshtojnë këtë.

Kryeministri Mustafa bëri këtë vlerësim në hapjen e Konferencës së katërt të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.


Mustafa tha se kur bota po kalon nëpër konflikte, diplomacia është bërë prioritet i rëndësishëm anë e kënd botës.

“Në programin e qeverisë i kemi dhënë prioritet themelor politikës së jashtme. Tash e dy vjet e kemi përqendruar një pjesë të madhe në politikë të jashtme, duke arritur edhe suksese që mund të konsiderohen të rëndësishme eurointegruese, 27 tetor 2015 marrëveshja e MSA-së. Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA, kemi hyrë në fazën e re të bashkëpunimit me NATO-n”, ka thënë Musta, raporton KosovaPress.

Kryeministri shtoi se vëmendja e politikës është fokusuar në zgjidhjen e problemeve me Serbinë.

“Sot çështja e Kosovës është çështje që duhet të zhvillohet më shumë në pikëpamje të jashtme. Sfida më e madhe në botë sot është lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kosova është rreshtuar në krah të shteteve të cilat e kundërshtojnë këtë”, tha Mustafa.

Kurse Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se prioritetet e politikë së jashtme, nuk janë monopol i MPJ-së, por se ato duhet të gërshetojnë me nevojat e qytetarëve.

Ndryshe, Konferenca do të zgjasë deri më 23 dhjetor 2016, ku qëllimi i Konferencës është nxjerrja dhe përgatitja e planit të MPJ-së për 2017, i cili duhet të jetë në përputhje me planin dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori