Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka përshëndetur ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën.

FMN-ja sipas Mustafës i ka distribuuar 100 milionë euro buxhetit të Kosovësm duke marrë në konsideratë disiplinën, korrektësinë dhe menaxhimin shembullor të financave nga Qeveria e Kosovës.


“Kjo e arritur është rezultat i koordinimit ndërmjet institucioneve dhe menaxhimit të mirë të disa proceseve shumë të ndjeshme që u përmbyllën suksesshëm, me mirëkuptimin dhe kontributin e të gjithëve”, ka shkruar në Facebook, Mustafa.

Postimi i plotë:Të dashur qytetarë, Sot, Bordi i FMN-së, duke marrë në konsideratë disiplinën, korrektësinë dhe menaxhimin shembullor të financave nga Qeveria e Kosovës, ka distribuuar 100 milionë euro për Buxhetin e shtetit të Kosovës, që shkojnë në mbështetje direkte buxhetore. Pas rishikimit të programit, FMN-ja ka konkluduar se të gjitha kushtet në kuadër të programit janë plotësuar nga ana e institucioneve të Kosovës. Përtej përfitimit të konsiderueshëm dhe shumë të vlefshëm financiar, ky vlerësim është dëshmi për partnerët tanë ndërkombëtarë për kredibilitetin, aftësinë dhe potencialet tona qeverisëse. Kjo e arritur është rezultat i koordinimit ndërmjet institucioneve dhe menaxhimit të mirë të disa proceseve shumë të ndjeshme që u përmbyllën suksesshëm, me mirëkuptimin dhe kontributin e të gjithëve. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të qoj përpara proceset vitale për shtetin, në partneritet me SHBA-të dhe vendet tjera mike si dhe me organizatat ndërkombëtare euroatlantike dhe më gjerë. Urime!/Telegrafi/