LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Diskursi i Hashim Thaçit më shumë trajton territore e pasuri, sesa njerëzit e Luginës së Preshevës (Video)

Mustafa: Diskursi i Hashim Thaçit më shumë trajton territore e pasuri, sesa njerëzit e Luginës së Preshevës (Video)

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë për mbështetje financiare nga Kosova dhe Shqipëria.

Mustafa, në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka thënë se përderisa Hungaria ndihmon komunitetin e vet në Serbi me miliona euro, e Kroacia me disa qindra mijëra euro, shqiptarët e Luginës janë ndihmuar nga Kosova dhe Shqipëria me ndihma simbolike.

Ai ka thënë se është i nevojshëm të krijohet një fond prej 1 milion eurosh për t’u ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.


Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve ka thënë se pas luftës së UÇPMB-së ishte arritur një marrëveshje, por edhe sot e kësaj dite dy nga objektivat e marrëveshjes nuk janë plotësuar.

“Nuk është përshpejtuar zhvillimi ekonomik i rajonit dhe nuk është respektuar parimi i përfaqësimit të reciprocitetit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mustafa ka thënë se Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka kërkuar që edhe çështja e Luginës së Preshevës të jetë një nga temat që duhet të diskutohet në bisedimet me Serbinë.

Duke folur për debatet për kufijtë dhe bashkimin e mundshëm të Luginës së Preshevës me Kosovën, Mustafa ka thënë se ajo që është parë deri më tani, më shumë është diskutuar për territore e pasuri se për popullsinë.

“Kemi një diskurs publik që më shumë trajton territore e pasuri se njerëz. Popullsia e Luginës së Preshevës e do [bashkimin] dhe është e kthyer kah Prishtina. Popullsia e kësaj ane ka kontribuar në proceset që ka kaluar Kosova dhe kanë lidhje familjare me Kosovën”, tha Mustafa.

Ai ka thënë se procesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë ka shumë të panjohura dhe deri tani nuk dihet se cilat janë kërkesat e Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori