LAJMI I FUNDIT:

Mustafa i del në krah Bashës: Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye nuk është rrugë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, sulmet e tilla të ndalen

Mustafa i del në krah Bashës: Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye nuk është rrugë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, sulmet e tilla të ndalen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas akuzave ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha ku u tha se i njëjti ka punuar kundër UÇK-së sa ishte pjesë e UNMIK-ut.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është e rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush  nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së, duke shtuar se këto janë konstruktime të pavërteta që nuk iu ndihmojnë pjesëtarëve të UÇK-së që tani janë në Hagë.

“Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha , Sali Berisha, ….por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s’do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte”, ka shkruar Mustafa.


PD i reagon deputetit Bekim Haxhiu, mohon akuzat ndaj Bashës gjatë punës në UNMIK
Lexo po ashtu PD i reagon deputetit Bekim Haxhiu, mohon akuzat ndaj Bashës gjatë punës në UNMIK

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Shqipëria i doli në krah  Kosovës në në kohët më të vështira rrugën e saj të çlirimit dhe shtetndërtimit,  si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve.  Nëntë vite kam qenë në ekzil, nga viti 1990 deri më 1999, dhe e kam përjetuar Shqipërinë si shtëpinë time, shtetin tim.

E ndjej shumë rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush  nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjestarëve të UÇK-së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë.

Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha , Sali Berisha, ….por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s’do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte.

Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve.  Ka qenë ndihmë specifike.

Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori