Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell kanë lansuar projektin mbështetës të Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Sipas një njoftimi, me këtë rast, kryeministri Mustafa falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën në ndriçimin e fatit të këtyre personave.
“Kjo përkrahje, veçmas është rezultat i vizitës që kishte në Kosovë Princi Charles, i cili tregoi një kujdes të veçantë dhe një dhimbje të veçantë për personat e pagjetur dhe për familjarët e këtyre personave. Prandaj, unë dëshiroj të falënderoj Mbretërinë e Bashkuar, familjen mbretërore për këtë kujdes që tregojnë për Kosovën, dhe po ashtu të them që Qeveria e Republikës së Kosovës është shumë e interesuar që të mbaj një partneritet të tillë me një partner kaq serioz dhe kaq të përkushtuar ndërkombëtar siç është Mbretëria e Bashkuar, në mënyrë që atë që mund ta bëjmë bashkërisht ta bëjmë për ndriçimin e fatit të personave të cilët akoma nuk janë gjetur dhe veçmas që të shuajmë dhimbjen e familjes së tyre dhe rrethit të tyre por edhe të gjithë kosovarëve sepse të gjithë ne ndjehemi shumë keq për 1660 persona të cilët akoma kërkohen dhe nuk janë gjetur”, citohet të ketë thënë kryeministri Mustafa.
Kryeministri Mustafa gjithashtu ka bërë të ditur se përmes këtij projekti do të trajtohet fuqizimi i kapaciteteve institucionale, zbatimi i vlerësimit me qëllim të plotësimit të infrastrukturës ligjore dhe rritjes së rezultateve përmes rritjes së bashkëpunimit në mes akterëve kryesorë vendorë dhe atyre ndërkombëtarë.
“Unë vetëm dëshiroj të them se çështja e personave të pagjetur mbetet plagë e rëndë e kosovarëve, e shtetit të Kosovës, jo vetëm e familjeve të tyre dhe jo vetëm e komisioneve dhe njerëzve të cilët punojnë drejtpërdrejt me këto çështje. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj të përkrah plotësisht punën e institucioneve që merren me këtë fushë dhe do të mundohet maksimalisht që t’i merr parasysh të gjitha kërkesat, vërejtjet, propozimet dhe angazhimet e juaja në mënyrë që puna jonë të jetë sa më efikase dhe të arrijmë që sa më mirë ta bëjmë këtë punë”, ka shtuar Mustafa.
Ndërkaq, po sipas njoftimit, ambasadori Ruairi O’Connell theksoi rëndësinë që të bëhet më shumë për zbardhjen e fatit të këtyre personave.
“Kam frikë se procesi i gjetjes së personave të zhdukur ka stagnuar. Më shumë mund të bëhet nga të gjithë. Disa aktivitete që janë shumë teknike dhe të drejtpërdrejta dhe dalin nga Ligji për personat e zhdukur i miratuar në vitin 2011, duhet të përfundohen dhe unë kërkoj nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur që të përfundojnë shënimet në regjistrin qendror të personave të zhdukur, që është e përkrahur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë dhe të finalizoj aktet nënligjore për themelimin e regjistrit qendror dhe në mbylljen e rasteve”, ka thënë O’Connell.
Ambasadori O’Connell ka theksuar se ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm për të ardhmen e popujve në Ballkan.
“Ballafaqimi me të kaluarën është esencial për të ndërtuar mundësinë për një të ardhme më të mirë. Personalisht besoj se askush nuk mund të ndërtoj të ardhme më të mirë nëse nuk e pranon, dëgjon dhe nuk mundohet të gjej zgjidhje për dhimbjen dhe plagët e së kaluarës. Do të ketë sfida do të jetë e vështirë, ne e dimë të gjithë këtë. Por e vetmja mënyrë për të ecur përpara është që të gjithë të punojmë së bashku. E di që Kosova mund ta bëjë këtë dhe e di që shoqëritë në gjithë Ballkanin munden, dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar”, tha ambasadori.
E zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, ka shprehur nevojën e angazhimit të përbashkët për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Ndërkaq Bajram Qerkini, përfaqësues i shoqatave familjare në Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, ka thënë se familjarët janë mirënjohës me punën që po bëhet dhe me projektin madhështor për personat e pagjetur.
“Dëshiroj që ky projekt të shfrytëzohet ashtu siç mendohet më së miri për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Ne e kemi një komision dhe një grup dialogues, por edhe kryeministrin i cili di të qoj çdo cent aty ku duhet”, ka thënë Qerkini. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit