LAJMI I FUNDIT:

Mustafa beson se Sokol Haliti do të rizgjidhet kryetar i Vitisë

Mustafa beson se Sokol Haliti do të rizgjidhet kryetar i Vitisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë sot në Viti se Sokol Haliti do të rizgjidhet kryetar i komunës, pasi ka dhënë shembullin më të mirë se si qeveriset në komunë me transparencë, me vizion dhe me përgjegjësi.

“Qytetarët e Vitisë do ta rizgjedhin Sokol Halitin sepse këto 4 vjet, kjo komunë është qeverisur shumë mirë. Njerëzit e mirë duhet të qeverisin komunat e Kosovës. Njerëzit tanë kanë qeverisur mirë. Kemi arsye të kërkojmë në Viti vazhdimin e mandatit për Sokol Halitin”, ka thënë Mustafa.


Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është shprehur i bindur në fitoren e tij dhe listës së kandidatëve të LDK për Kuvendin Komunal të Vitisë.

Ai potencoi se gjatë katër viteve të kaluara, komuna e Vitisë ka arritur të përmbushë të gjitha premtimet ndaj qytetarëve, madje i ka tejkaluar ato.

“Ne kemi bilanc të shkëlqyeshëm të punës në këto katër vite të qeverisjes. Komuna e Vitisë është vlerësuar nga organizata ndërkombëtare, si komuna që ka përmbushur të gjitha premtimet. Ne jemi bazuar në realizimin e programit tonë qeverisës. Kemi premtuar 14 milionë euro investime, kemi realizuar 19 milionë euro, apo 5 milionë euro më shumë”, ka thënë Haliti.

Ai tha se Vitia është e vetmja komunë e Kosovës dhe në mesin e 3 komunave të Evropës Juglindore që ka arritur partneritet me Bashkimin Evropian për strategjinë lokale 2020-2030.

“Strategjia jonë zhvillimore për katër vitet e ardhshme parasheh 24 milionë euro buxhet, të cilin jam i bindur se do ta tejkalojmë. Jam i bindur se do ta zbatojmë me saktësi këtë strategji zhvillimore në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Haliti.

Ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të komunës së Vitisë që ta mbështesin ekipin e tij dhe të LDK-së, në mënyrë që më 22 tetor të kryhen zgjedhjet dhe të mos ketë nevojë për balotazh.

Në trend

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Kalo në kategori