LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Teatri i Vuçiqit me ushtrinë, ikje nga përgjegjësia për katastrofën humanitare në Serbi me rrjedhjen gazit të amoniakut

Musliu: Teatri i Vuçiqit me ushtrinë, ikje nga përgjegjësia për katastrofën humanitare në Serbi me rrjedhjen gazit të amoniakut

Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu, thotë se të gjitha presidenti serb Aleksandar Vuçiq është fokusuar në shkaktimin e krizës në veriun e Kosovës, për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit në Serbi nga katastrofa humanitare që po i kërcënohet vendit të tij nga rrjedhja e amoniakut nga një cisternë që u rrotullua në trenin që po barrte këtë materie të rrezikshme.

Musliu thotë se “parmbrëmë (të dielën) strukturat e sigurisë së Serbisë, të përqendruara në mes të barrikadave në veri të vendit, morën urdhrin që ta sulmojnë KFOR-in letonez”.


Sipas tij, do ta bënin një video fake, se policia e Kosovës “paska intervenuar”.

“U bë propagandë e madhe në mediat e Vuçiqit, dhe lufta hibride u acarua në terren qe 3 ditë në Kosovë dhe Serbi”, shkruan Musliu në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Kjo sipas Musliut u bë “sepse, pak minuta më herët në qytetin e Pirotit, doli nga binarët një tren që po bartte gaz amoniaku, i cili edhe shpërtheu”.

“Për ta shpërqendruar vëmendjen, ndodhi sulmi në KFOR-in nga strukturat kriminale e terroriste, të cilat janë nën urdhrin e Vuçiqit”.

“Kaos ishte bërë në Pirot dhe rrethinë. Gazi u shpërnda si re deri nC 10 kilometra gjatësi. Pasojat ende nuk dihen”, thotë Musliu.

Më tej ai thotë se “pasojat e vërteta do të merren vesh shpejt, por për ta ruajtur pushtetin dhe për t’i ikur përgjegjësisë, u shkaktua rritja e tensionit, duke bërë teatrin në kufi me Kosovën – me ç’rast kukulla kryesore është Ushtria e Serbisë”.

“Kjo formë e veprimit nuk është hera e parë që Serbia e zbaton. Ata nuk e kanë asnjë pikë përgjegjësie për pasojat, kur është në pyetje pushteti.  Prandaj, do të ishte mirë që mos ta marrim me seriozitet të madh kërcënimin në kufi.  Edhe ashtu, jemi mësuar duke ngritur gatishmërinë pë luftë – 6 herë në 5 vitet e fundit”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se të paktën 51 persona janë helmuar në Serbi si pasojë e një treni që doli të dielën nga shinat duke lëshuar gaz amoniaku në ajër.

Ministria e Punëve të Brendshme e vendit njoftoi se rrjedhja e amoniakut erdhi nga vagoni i një treni mallrash që doli nga shinat në qytetin Pirot.

Një trup i pajetë i një shtetasi turk është gjetur në zonë mëngjesin e sotëm. Konsulli i Türkiyes në Nish, Atilla Küçükuysal, për AA njoftoi se trupi i pajetë është identifikuar i një shoferi të kamionit turk, Tarık Pehlivan.

“Sipas vlerësimeve, shoferi i kamionit ka humbur jetën duke u rrëzuar nga ura teksa tentoi të largohej nga kamioni i tij dhe të lëviz në një zonë të sigurt, ku vagoni u përmbys”, tha Küçükuysal.

Konsulli turk po ashtu njoftoi se një familje nga kryeqyteti Ankara i Türkiyes u trajtua në një spital lokal në Pirot.

Shkaku i vdekjes së shoferit të kamionit do të njoftohet pas procedurave të autopsisë mjeko-ligjore.

Policia paralajmëron banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre

Kreu i bashkisë së Pirotit, Vladan Vasiq, shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërkohë edhe mësimi u pezullua për një ditë në të gjitha shkollat.

“Rekomandimi kyç është që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë e tyre, të mos i lëshojnë kondicionerët që të mos hyjë ajri nga jashtë dhe të gjithë të presim që të kalojë ajo re tymi”, tha Vasiq, duke njoftuar se shtatë persona u dëruan në një spital në Nish.

Ai gjithashtu theksoi se amoniak kishte në 20 vagonë dhe se rrjedha filloi nga dy vagonë.

Sipas mediave lokale, mjegulla dhe era e fortë e amoniakut në Pirot, me një popullsi prej 60 mijë banorësh, ka prekur të gjithë banorët në qytet.

Ndërkohë, ministri i Infrastrukturës, Goran Vesiq, tha se po bëhet një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori