LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Prania e AKI-së nuk e cenon  pavarësinë e institucioneve

Musliu: Prania e AKI-së nuk e cenon  pavarësinë e institucioneve

Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se prania e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës nuk e cenon sigurinë dhe pavarësinë e institucioneve.

Reagimi i Musliut vjen pasi ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se nëse shefi i AKI-së ka vizituar Gjykatën Kushtetuese, ai ka bërë vepër penale e abuzimit të detyrës zyrtare.


“Nuk e cenon sigurinë e as pavarësinë e institucioneve prania e AKI kudo. Veçmas nuk e shoh problem vizitën e z.Ajetit kudo në Kosovë. Përkundrazi!”, ka shkruar Musliu në një postim në Facebook.

“Nuk ka as një institucion që ka kompetenca gjithpërfshirëse, si munden të materializohen/operacionalizen informacionet nëse nuk bashkepunojnë institucionet?!”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “madje, inteligjenca jonë besoj se ka bashkëpunëtorë kudo në institucionet tona. Kjo është më e pakta që ata duhet ta bëjnë… prandaj, nuk e shoh problem vizitën, e veçmas kur edhe vet Gjykata Kushtetuese e cilësoi si OK!”

“Përndryshe, dihet se nëse diku nuk është AKI-a, mund të jetë BIA!!!”, tha ai.

Hasani: Nëse shefi i AKI-së e ka vizituar Gjykatën Kushtetuese, ka bërë vepër penale
Lexo po ashtu Hasani: Nëse shefi i AKI-së e ka vizituar Gjykatën Kushtetuese, ka bërë vepër penale

Ndryshe, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për shkrimin e publikuar në një portal ku thuhet se shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, për ta informuar këtë të fundit për gjyqtarët e Kushtetueses se kinse po përfshihen në krim.

Sipas Hasanit, nëse shefi i AKI-së ka vizituar Gjykatën Kushtetuese, ai ka bërë vepër penale e abuzimit të detyrës zyrtare.

“AKI-ja asnjë autorizim dhe asnjë pikë bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese nuk e ka, asnjë. AKI mund ta vizitojë Gjykatën Kushtetuese vetëm nëse ka ndonjë raport personal, apo muhabet me dikë, ose kur të zgjidhet kryetari shkon me ia uru, e as kjo nuk është me vend”, tha Hasani.

Hasani tutje tha se Gjykata Kushtetuese nuk e ka mandat luftimin e krimit, prandaj AKI-ja nuk merr leje nga ky institucion për zhvillim të hetimeve qoftë brenda institucionit të gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori