LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Ish-pjesëtari GRU-së ruse, që shërbeu në Kosovë, tash pjesë e brigadës paramilitare ruse në Ukrainë

Musliu: Ish-pjesëtari GRU-së ruse, që shërbeu në Kosovë, tash pjesë e brigadës paramilitare ruse në Ukrainë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka njoftuar se ish pjesëtari i GRU ruse që shërbeu në kuadër të forcave ruse në Kosovë, si pjesë e KFOR-it, Aleksey Kondratiev, tashmë është pjesë e një brigade paramilitare ruse në Ukrainë.

Musliu ka thënë se Kondratiev, si pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, ka marrë pjesë në kuadër të KFOR-it edhe në Kosovë në vitin 2001.


“Gjatë kësaj kohe, ai në një lokal nate në Kodrën e Trimeve në Prishtinë, më 3 shtator, kishte provuar që ta rrëmbente dhunshëm një punonjëse, me ç’rast ishte plagosur. Për fat të keq, KFOR ia dha një medale dhe ai u kthye në Rusi, duke thënë se plagën e mori në luftim me ‘Terroristët shqiptarë’”, ka thënë Musliu në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Diplomati dhe agjenti i GRU-së ruse Alexey Kondratyev i përfshirë në rrëmbim gjatë qëndrimit në Kosovë
Lexo po ashtu Diplomati dhe agjenti i GRU-së ruse Alexey Kondratyev i përfshirë në rrëmbim gjatë qëndrimit në Kosovë

Sipas Musliut, gjatë luftës së Sirisë, Kondratiev e kishte vizituar edhe marionetën ruse, diktatorin sirian Bashar Al Assad.

“Disa vite ka qenë edhe pjesë e Dumës Ruse, i përfaqësuar në Këshillin e Evropës. Madje, në vitin 2019, me propozimin e Serbisë, ai ishte nominuar për t’u zgjedhur raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën. Pas reagimit të inteligjencës, diplomacisë dhe shoqërisë civile kosovare, e më pas edhe të miqve tanë perëndimorë, zgjedhja e tij u pengua”.

Musliu gjithashtu tha se “lidhjet e tij me Serbinë në vazhdimësi kanë qenë të forta. Ai ka takuar zyrtarisht dhe privatisht shpeshherë edhe liderë serbë, duke u nisur nga Aleksandar Vuçiqi e poshtë!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori