Krijuesi dhe drejtori i kompanisë SpaceX, Elon Musk, është i bindur se në vitin 2026 do të prezantojë raketat Starship për në Mars, ndërsa një pjesë e ngarkesës do të jenë robotët Optimus dhe pickup-et elektrike Cybertruck.
Do të ishte ideal të kishim sisteme autonome për prodhimin e karburantit dhe oksigjenit në Mars, në mënyrë që këto resurse të jenë të gatshme për ardhjen e astronautëve, të cilët do të nisen për në planetin e Kuq në vitin 2028. Po ashtu, do të ishte mirë nëse robotët Optimus dhe pickup-et, Cybertruck do të mund të përgatisin vendet e uljes për misionet e ardhshme.
SpaceX planifikon të prodhojë metan në Mars duke përdorur reaksionin Sabatier, i cili përfshin reaksionin e CO2 nga atmosfera e Marsit me hidrogjenin nga gjeti. Ky reaksion prodhon metan dhe ujë.
Sa i përket nxjerrjes së ujit, ai do të merret duke gërmuar akullin në Mars, veçanërisht në zonat e tij polare, ku ka shumë. Ky ujë do të përdoret për prodhimin e hidrogjenit, i cili më pas do të përdoret në reaksionin Sabatier.
Në procesin e elektrolizës së ujit, përveç hidrogjenit, krijohet edhe oksigjen, i cili mund të kthehet në lëng për përdorim si karburant raketor.
SpaceX planifikon “kapjen” e CO2 nga atmosfera e Marsit, e cila përbëhet 95 për qind nga CO2, dhe ta përdorë atë në reaksionin Sabatier për prodhimin e karburantit metan.
Motorët Raptor të kompanisë SpaceX janë të dizajnuar për të përdorur metan të lëngshëm dhe oksigjen të lëngshëm, kështu që janë të përshtatshëm për përdorimin e resurseve lokale në planetin e Kuq. Energjinë e nevojshme për këto procese mund ta sigurojnë panelët diellorë.
Musk ka zgjedhur pickup-et Cybertruck dhe robotët Optimus sepse dëshiron të testojë mundësitë e AI për të mbështetur jetesën e njeriut në Mars. Cybertruck ka një ndërtim të fortë dhe mekanizmi i tij elektrik është i përshtatshëm për terrenin marsian dhe mund të përdoret për transportin e astronautëve dhe pajisjeve. Ky automjet mund të kalojë nëpër terrene të vështira dhe të tërheqë ngarkesa të rënda.
Nga ana tjetër, Optimus është një formë më e avancuar e robotëve humanoidë që ekzistojnë aktualisht në treg. Ai përdor sisteme AI dhe ML për të funksionuar në mënyrë optimale në mjedis dhe për të ndihmuar në kryerjen e detyrave të ndryshme. Ky është një robot fleksibël që mund të përdoret për kryerjen e detyrave të përsëritura, si dhe për shërbime. Gjithashtu, mund të përdoret për të ngritur struktura, për të riparuar makina në Mars dhe për detyra të tjera të ngjashme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij
A duhet ta kemi në veturë rrotën rezervë?
E pazakontë: Dikush tashmë e ka kthyer Teslan në një veturë varrimi
Infiniti i Nissan ndalon prodhimin e dy modeleve
Vetura e shtrenjtë Pagani Zonda pret pronarin e ri
Infiniti i Nissan ndalon prodhimin e dy modeleve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës