Ish-gjykatësja e Kushtetueses, Gjyljeta Mushkolaj, e ka komentuar draft statutin e Asociacionit të Komunave Shumicë Serbe të cilin e ka përpiluar organizata gjermane Friedrich Ebert Stiftung.

Ajo ka thënë se ky propozim mund të mos merret parasysh por sipas saj i rëndësishëm është debati mbi këtë draft.

Sipas saj në procesin për shkrimin e këtij drafti kanë marrë pjesë shumë njerëz.

“Ajo që është e rëndësishme sot është debati rreth këtij draft-statuti, rreth themelimit të asociacionit. Të gjitha komentet e mia për këtë draft statut janë në tekstin shpjegues që janë  bashkangjitur kësaj broshure”, ka deklaruar Mushkolaj.

Më tej, ajo ka thënë se të gjitha deklarata lidhur me Asociacionin i ka ndjekur madje edhe ato të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Reklama
Reklama

“Një nga çështjet e kritikuara nga ana e  kryeministrit, është adresuar në këtë model që është shpërndarë sot. Është theksi jo vetëm të emërtimi por te natyra e vet këtij asociacioni. Realisht këtu kemi të bëjmë me dhjetë komuna ku popullata shumicë është komuniteti”, ka theksuar ish-gjykatësja e Gjykatës Kushtetueses të Kosovës, Mushkolaj.

“Ky statut për asociacion është hartuar në atë mënyrë që të garantojë të drejtat e komuniteteve jo shumicë që jetojnë në ato komuna edhe një theks, jo vetëm implicit por edhe eksplicit për gjatë gjithë draftit, i vihet të drejtave  të komuniteteve jo shumicë që jetojnë nëpër këto komuna”, ka shtuar ajo.

Reklama

Ajo ka përfunduar duke thënë se edhe këto komuna kanë karakter multietnik siç ka shteti i Kosovës./RTV Dukagjini/

Reklama