LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: E pafalshme që Shqipëria flet për bashkëpunim rajonal kur me Kosovën s’ka bashkëpunim të duhur

Mushkolaj: E pafalshme që Shqipëria flet për bashkëpunim rajonal kur me Kosovën s’ka bashkëpunim të duhur

Analisti dhe njohësi i rrethanave politike, Imer Mushkolaj ka komentuar iniciativat e fundit rajonale për një Mini “Shengen ballkanik”.

Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se iniciativat rajonale në parim janë të mirëseardhura por ai ka thënë se në kontekstin aktual Kosova nuk është e barabartë me shtetet tjera.


“Kosova nga kjo nismë nuk përfiton asgjë. Kjo është një nismë Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiqit për të dërguar përpara protagonizmin e tyre. Mali i Zi dhe Bosnja nuk ishin aspak entuziaste”.

Analisti ka thënë se kjo nismë ka për qëllim që Serbia të anashkaloi njohjen e Kosovës për të arritur kapitullin 35 që do t’i mundësonte anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Mushkolaj ka thënë se iniciativa do të dështojë dhe sipas tij nuk ka nevojë për brengosje pse Kosova nuk është pjesëmarrëse.

Analisti ka thënë se është e pafalshme që Kosova ka mësuar nga televizori për një samit rajonal ku është prezente edhe Shqipëria.

“Është e pafalshme absolutisht. Ne po flasim për bashkëpunim rajonal kur bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri e kemi në nivel shumë të ulët”, tha ai.

Mushkolaj ka thënë se Serbia konsultohet me Republikës serbe të Bosnjës që është vetëm një entitet e nuk e ka problem ndërsa sipas tij Shqipëria nuk e njofton Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori