Nevojiten: ▪ 2 patëllxhanë të mëdhenj ▪ 4 patate ▪ 5 vezë ▪ 2 qepë ▪ 500 g mish të bluar ▪ një lugë mëlmese bimësh të thata ▪ piper, kripë ▪ 5 dl qumësht ▪ 1 dl vaj ▪ 200 g miell Përgatitja:

Qëroni patëllxhanët, prisni për së gjati në rriska, qitni kripë dhe lërini të qëndrojnë.


Tundni të bardhët e vezëve, shtoni të kuqtë e vezëve dhe çdo rriskë patëllxhani rrotulloni në miell, pastaj në vezë dhe fërgoni.

Për mbushje fërgoni qepën, shtoni mishin dhe mëlmesën.

Në një enë të lyer me vaj rendisni patëllxhanin e skuqur, mishin, pataten e prerë në rende, mishin dhe patëllxhanin.

Tundni vezët dhe qumështin, derdheni mbi musaka dhe piqeni 40 minuta në 220 gradë. /Telegrafi/