Një recetë e shijshme, shumë e ushqyeshme dhe e veçantë, për shkak të shijes Ju nevojitet:- 1 kg kungullesha.Për fill:- një qepë e vogël,- 2 karota të vogla,- 400 g mish viçi të bluar (nga kofsha),- 2 thelpinj hudhre,- erëza bimore,- piper,- vaj.Shtojca:- 2 vezë,- pak qumësht,- erëza bimore,- 4 lugë ajkë të thartë.Përgatitja:

Fërgoni në vaj qepën e grirë dhe karotën, kur të zbuten pak shtoni mishin e bluar, hudhrën, erëzat bimore dhe piperin sipas shijes dhe fërgoni edhe afro dhjetë minuta.


Kungulleshat e lara pritni në rrathë dhe lyeni me erëza bimore. Gjysmën e kungulleshave radhisni në një enë për pjekje, sipër radhisni fillin nga mishi i bluar dhe pastaj kungulleshat e mbetura.

Mbulojeni enën dhe piqni musakanë në furrë përafërsisht 40 minuta.

Pastaj qitni sipër tretjen e vezëve, qumështin, ajkën e thartë dhe erëzat bimore dhe kthejeni në furrë edhe afro njëzet minuta që të piqet në 150 gradë Celsius, por pa kapak.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.