Musa Hajdari, ka garuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lojërat Olimpike Tokio 2020, disiplina e 800 metrave.

Garuesi ynë pati kohën 1:48.96 minuta, që e rendit në vendin 43 nga 48 garues, pa pasur mundësi të kualifikohet në gjysmëfinale.


Për Hajdarin ishte pjesëmarrja e dytë në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016.

225159924 5870679819670675 3409135276989598035 n

I urojmë më shumë fat dhe suksese atletit tonë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Të pranishëm për ta përkrahur Musa Hajdarin në stadiumin Olimpik të Tokios ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani. /Telegrafi/

telegrafi sport app