LAJMI I FUNDIT:

Murtezaj: Pandemia COVID-19 zbret qarkullimin e bizneseve për rreth 45 për qind

Murtezaj: Pandemia COVID-19 zbret qarkullimin e bizneseve për rreth 45 për qind

Në Administratën Tatimore të Kosovës nuk është arritur të realizohet plani i të hyrave për periudhën janar-maj për shkak të pandemisë COVID-19.

ATK-ja për këtë periudhë nuk ka arritur të realizojë planin e të hyrave përreth 45 milionë euro, ndërsa 22 milionë euro ka inkasuar më pak në pesë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj theksoi në një intervistë për KosovaPress, se në periudhën janar-maj 2020 kanë inkasuar mjetet tatimore mbi 186 milionë euro, ndërsa ka shënuar rënie në bazë të planit mbi 45 milionë.


Murtezaj ka treguar se edhe qarkullimi i bizneseve në kohë pandemie ka shënuar një rënie të theksuar rreth 45 për qind.

“Në këtë pesë mujor ne kemi arrit të inkasojmë mbi 186 milionë euro të hyra tatimore. Të hyra këto të cilat nëse i shohim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shihet se kem një rënie për diku mbi 22 milionë euro. Ndërsa, me planin kemi një mosrealizim të planit rreth 45 milionë euro. Mirëpo, kjo ndahet në dy etapa, prej 1 janarit deri më 18 mars ose deri në fillim të pandemisë, ATK ka qenë me një performncë të shkëlqyeshme, duke realizuar të hyra për 11.2 përqind më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019 dhe në raport me planin kemi pasur një tejkalim deri më 18 mars për 3.62 përqind. Mirëpo, pandemia përveç që ka ndikuar në shëndetin publik dhe në ekonomi, pa dyshim që edhe në hyrat tatimore ka pasur një refleksion të theksuar”, deklaron Murtezaj.

Murtezaj: ATK-ja mblodhi rreth 14 milionë euro më pak të hyra, kjo gjendje do të reflektojë edhe në likuiditetin e bizneseve
Lexo po ashtu Murtezaj: ATK-ja mblodhi rreth 14 milionë euro më pak të hyra, kjo gjendje do të reflektojë edhe në likuiditetin e bizneseve

Ai ka treguar edhe të dhënat e deklarimit të qarkullimit nga ana e biznese, i cili theksoi se ka rënie drastike të qarkullimit, që nënkupton, sipas tij edhe rënie të ekonomisë.

Murtezaj thotë se vetëm gjatë muajt prill të vitit 2019 ka pasur një qarkullim të tërësishëm prej 940 milionë euro, ndërsa në prillin e vitit 2020 ka 523 milionë ose 400 milionë euro të hyra më pak të deklaruara.

“Bazuar në raportet zyrtare që bizneset kanë deklaruar për periudhën mars 2020 kemi pasur një rënie të qarkullimit në raport me marsin e vitit 2019 për diku rreth 18 përqind. Ndërsa, për muajin prill kemi një rënie më të theksuar diku 44 përqind, që nënkupton që kemi zvogëlim të qarkullimit nga bizneset, që nënkupton po ashtu edhe rënie të ekonomisë. Sigurisht që kjo përqindje nuk mund të jetë në këtë nivel, por edhe procesi i deklarimit ka qenë më i ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Pra, mund ta konstatojmë se ka një rënie të theksuar të qarkullimit”, thotë ai.

Murtezaj thekson se sektori me më pak qarkullim është sektori i gastronomisë, sektori i transportit dhe magazinimit, dhe ndërtimtaria në nivel mbi 70 përqind rënie, si dhe sektorë të tjerë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori