“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – festa e tifozëve të Mallorcas me yllin e Kosovës pas fitores

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shpallur lojtari më i vlerësuar në fitoren e Mallorca ndaj Rayo Vallecano me rezultat 3-0.
Ylli kosovar realizoi dy gola brenda katër minutash, duke ndezur entuziazmin e tifozëve vendas. Me këto gola, ai theu edhe rekordin e legjendës Samuel Eto'o, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas në La Liga.
Muriqi tashmë ka arritur në kuotën e 21 golave në LaLiga dhe është në garë të drejtpërdrejtë për çmimin “Pichichi” me Kylian Mbappé të Real Madrid, i cili ka 23 gola.
Hem viscut un fet històric
Gràcies, pirata 🏴☠️ pic.twitter.com/KYPkUIBeto
— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) April 12, 2026
Pas ndeshjes, tifozët e Mallorcas nuk i ndalën duartrokitjet dhe këngët për sulmuesin kosovar.
“Muriqi ‘Topi i Artë’, Muriqi ‘Topi i Artë’” ishin thirrjet që pushtuan stadiumin, duke treguar dashurinë dhe vlerësimin për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.
🎶 'Balón de Oro, @MuriqiVedat Balón de Oro'.
insideLALIGA | LALIGARETRO | MallorcaRayo | @RCD_Mallorca pic.twitter.com/Kh2vGtGrcb
— LALIGA (@LaLiga) April 12, 2026
Mallorca, me këtë fitore, ngjitet në vendin e 15-të me 34 pikë, ndërsa ka realizuar 39 gola këtë sezon, ku më shumë se gjysma mbajnë firmën e Muriqit. /Telegrafi/






















































