LAJMI I FUNDIT:

Muriqi dhe Strakosha në skuadrën e Lazios për Ligën e Kampionëve

Muriqi dhe Strakosha në skuadrën e Lazios për Ligën e Kampionëve
(Foto: Twitter/S.S.Lazio)

Lazio e ka publikuar skuadrën e plotë për Ligën e Kampionëve, në të cilën i ka përfshirë emrat e rinj, si Vedat Muriqi, Wesley Hoedt e Andreas Pereira.

Klubi italian do ta nisë sezonin e ri në garën më të madhe evropiane më 20 tetor në Stadio Olimpico kundër Borussia Dortmundit.

Muriqi, Hoedt, Pereira, Mohamed Fares, Pepe Reina, Jean-Daniel Akpa Akpro dhe Gonzalo Escalante, janë transferimet e reja që i ka bërë Lazio këtë verë dhe ata janë pjesë e ekipit.


Ndërkohë, Senad Lulic dhe Denis Vavro janë lënë jashtë, derisa Stefan Radu ndodhet në Listën e Ligës së Kampionëve, por jo edhe në atë të Serie A.

Skuadra e plotë e Lazios për ndeshjet e Ligës së Kampionëve: Acerbi, Akpa Akpro, Anderson, Caicedo, Cataldi, Correa, Escalante, Fares, Immobile, Hoedt, Lazzari, Leiva, Luis Alberto, Luiz Felipe, Marusic, Milinkovic-Savic, Muriqi, Parolo, Patric, Pereira, Radu, Reina, Strakosha.

Bianconcelestët ndodhen në një grup me Borussia Dortmund, Club Brugge dhe Zenit St Petersburg. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/S.S.Lazio)

Në trend Sport

Më shumë
Pasi morën kërcënime, Ronaldo dhe Georgina punësojnë një truproje të ri - stili i tij është agresiv dhe frikësues

Pasi morën kërcënime, Ronaldo dhe Georgina punësojnë një truproje të ri - stili i tij është agresiv dhe frikësues

Ligat tjera
Dënim me burg të përjetshëm për vrasësin e boksierit shqiptar Besar Nimani

Dënim me burg të përjetshëm për vrasësin e boksierit shqiptar Besar Nimani

Boks
Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

La Liga

"Borussia Dortmundi do të fshijë Barcelonën" - ish futbollisti i njohur gjerman vjen me deklaratë shokuese

Liga e Kampionëve
Takimi i Henry me Mbappen para ndeshjes: Legjenda e Arsenalit tregon se çfarë i tha yllit të Real Madridit

Takimi i Henry me Mbappen para ndeshjes: Legjenda e Arsenalit tregon se çfarë i tha yllit të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ish-ylli i Bayern Munichut diagnostifikohet me sëmundje të rëndë në mushkëri

Ish-ylli i Bayern Munichut diagnostifikohet me sëmundje të rëndë në mushkëri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori