LAJMI I FUNDIT:

Muri kinez në prag rrënimi (Video)

Muri kinez në prag rrënimi (Video)

Dukuritë natyrore, koha, neglizhenca dhe miliona gjurmë kanë pasur koston e tyre mbi Murin e Madh të Kinës, duke lënë në prag rrënimi pjesë të mëdha të tij, por përpjekjet serioze për ripërtëritjen e strukturës gjigante, ka nisur.

Polemikat megjithatë, nuk kanë munguar as aty, pas indinjatës së publikut kur një pjesë 700-vjeçare e këtij monumenti u rregullua duke përdorur çimento, autoritetet dolën në përfundimin se nevojitet një restaurim më autentik me metoda tradicionale, ndaj sot, punëtorët, të ndihmuar nga mushkat, përdorin gurë dhe llaç.


“Aty aty janë të gjitha tulla të shembura nga muri origjinal. Ato përdoren për të ndrequr pjesët e dëmtuara”, është shprehur një nga punëtorët.

Duke qenë se shpatet janë të ngushta e të vështira, uji e llaçi transportohen me mushka. Është një punë fizike mjaft e lodhshme, vendosja e një guri mund të zgjasë rreth 45 minuta dhe për mundimin e tyre, këta njerëz paguhen 150 juanë apo $ 22 dollarë, në ditë.

Plani për të përdorur metoda tradicionale u zbatua në fillim të këtij viti, në një përpjekje për të ruajtur pamjen origjinale të këtij objekti të famshëm të Kinës, i cili ndahet në sektore që shtrihen për mijëra kilometra, duke nisur nga brigjet lindore të vendit e deri në skajet e shkretëtirës së Gobit. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori