Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar ndaj deklaratave të kryetari të Prishtinës, Përparim Rama.
Murati ka përdorur shprehjen gjermane “fremdschämen”, që në përkthimin e Muratit nënkupton “ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit”.
Ministri thekson se Rama “ka gënjyer” për lokacionin e projektit të Ngrohjes Solare, duke thënë se për këtë ka njoftuar më parë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
“Gënjeshtra më e fundit ka të bëjë me gjoja “sigurimin e lokacionit” nga ana e tij për projektin e Ngrohjes Solare. Përparim, lokacioni është siguruar qysh në mars të vitit 2022. Shih postimin e Ministrit Aliu asokohe. Si Ministri e Financave e kemi siguruar madje edhe financimin për këtë projekt”, ka thënë Murati.
Postimi i plotë:
Gjermanët e kanë një shprehje “fremdschämen”, që përafërsisht i bie “ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit”.
Kjo shprehje mu kujtua kur pashë atë që paska shkruar Përparim Rama sot, i cili paska plasuar edhe një gënjeshtër, pas asaj për Lojërat Mesdhetare, në tentativën e tij për të marrë merita për punët e të tjerëve.
Gënjeshtra më e fundit ka të bëjë me gjoja “sigurimin e lokacionit” nga ana e tij për projektin e Ngrohjes Solare. Përparim, lokacioni është siguruar qysh në mars të vitit 2022. Shih postimin e Ministrit Aliu asokohe.
Si Ministri e Financave e kemi siguruar madje edhe financimin për këtë projekt. Marrëveshjet për financim i kam nënshkruar qysh në dhjetor të vitit 2022, ku pjesa më e madhe, mbi 54 milionë euro, janë grante që kemi siguruar nga Qeveria e Gjermanisë dhe nga BE.
Në vend se të marrësh merita për punët që nuk janë tuat, bën mirë t’u tregosh qytetarëve të Prishtinës se pse pikërisht ky projekt me vlerë mbi 80 milionë euro është bllokuar qe gati një vit në Kuvend, për shkakun se LDK nuk e voton ratifikimin e marrëveshjes me BERZH. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht